Në prag të ndeshjes së 6 tetorit kundër Lihtenshtejnit, trajneri i Kombëtares shqiptare Ganni de Biasi i frikësohet ndonjë surprize të mundshme.
Në një intervistë për “Tuttomercatoweb”, De Biasi ka folur edhe për ndeshjen kundër Spanjës e cila sipas tij do jetë një mision i vështirë për shkak të ‘yjeve’ iberikë, shkruan Syri.net.
“Kemi një seri ndeshjesh. E para përballë Lihtenshtejnit mund të duket e lehtë, por nuk është e tillë dhe pastaj do të përballemi me Spanjën që është kthyer në nivelet e disa viteve më parë dhe ka lojtarë të mëdhenj në organikën e saj. Niveli teknik i lojtarëve të kombëtares spanjolle është i jashtëzakonshëm ashtu si lojtarët e saj, nga Diego Kosta te David Silva, Zhordi Alba. Me pak fjalë, një ndeshje e vështirë”, u shpreh trajneri italian./ Syri.net