
Para 11 vitesh, këngëtarja Besiana Kasami e njohur si “Big Mama” ka qenë konkurrente e reality-show të mbajtur në Kosovë “VIP Shpija”. Format ky i ngjashëm me atë të cilin po mbahet tani në Shqipëri. “Big Mama” gjatë qëndrimit në shtëpi kishte pasur zënka të ashpra me këngëtaren nga Shqipëria, Rrezarta Shkurta.
Në videon e cila gjendet akoma në platformën “Youtube”, dëgjohet teksa ajo përdor shprehje fyese kundër Rrezartës, teksa banorët tjerë kishin tentuar t’i qetësojnë dy këngëtaret duke mos i lënë të degradoi më shumë situata. Po ashtu, këngëtarja nga Tetova në spektaklin e së martës kishte një përplasje me Antonela Berishën.
Kujtojme se Big Mama edhe ne Big Brother eshte treguar mjaft e eger. Sa i perket lidhjes Beatriks dhe Donald, ajo eshte pozicionuar kunder.
Banorja më e re e Big Brother Vip, Big Mama, e cila e ka parë situatën edhe nga jashtë, i ka thënë Beatrixës se do t’i kishte tërhequr vëmendjen e do ta kishte këshilluar të priste, nëse do të kishte qenë në shtëpi që prej fillimit.
Pjesë nga biseda: Big Mama: Unë të kisha qenë që në fillim, unë do ta kisha tërhequr vërejtjen do të kisha thënë ‘mos,mos, prisni të dilni jashtë’.
Beatrix: Unë s’jam ngutur, kurrë s’jam ngutur. Kam pritur madje me muaj, pa e ditur mirë, e sigurt. Big Mama: Unë kur kam ardhur ju kam parë keq dhe s’kam dashur as ta diskutoj, as ta debatoj
Jashtë të shtëpisë së Big Brother zërat kundër për lidhjen janë më të shumtë se ata pro. Madje dy ditë më parë një person që pretendoi se ishte fans i Bora Zemanit shkoi jashtë, shkoi jashtë shtëpisë dhe ofendoi Donaldin duke e quajtur “maskara”.
https://youtu.be/JMM–gT725g