
Foto e vjetër e Bashës dhe Metës-Kryemadhi sot në selinë blu
Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë mëngjes një takim me presidentin Ilir Meta.
Mësohet se takimi mes tyre në Presidencë ka zgjatur rreth 40 minuta. Ndërsa fokusi i bisedës ka qenë kriza politike në vend.
Mirëpo, pak pas këtij takimi, Basha ka thirrur në zyrën e tij në selinë e PD, kryetaren e LSI, Monika Kryemadhin.
Siçn raportoi Newsbomb.al pak minuta më parë, Kryemadhi sapo kishte mbërritur në selinë blu. Po ashtu të pranishëm në takimin e saj me Bashën do të jetë edhe Petrit Vasili si dhe kreu i republikanëve, Fatmir Mediu si edhe aleatët e tjerë të Bashës.
Ndërkaq, mbetet për tu parë se çfarë do të sjellin këto takime të shpejta.