COVID-19 ‘e la’ në Shqipëri, gruaja dibrane mbledh lule mediciale me nënën...

COVID-19 ‘e la’ në Shqipëri, gruaja dibrane mbledh lule mediciale me nënën e saj: Po pres të hapen kufijtë, kam fëmijët në Greqi

605
0

 

 

Mbyllja e kufijve me qëllimin që të mos përhapej më shumë COVID-19 në vendin tonë, bëri shumë emigrantë shqiptarë të mbeten në atdhe. I tillë është edhe rasti i Roza Balliut nga fshati Melan i Dibrës, e cila  erdhi nga Greqia në Shqipëri për të parë prindërit e saj, por ngeli këtu. Burrin dhe fëmijët i ka në Greqi.

 

“Po jam emigrante në Shqipëri. Erdha të shoh prindërit e mi këtu, por koronaviursi na mbylli kufijtë dhe kam mbetur këtu. Burri dhe fëmijët i kam në Greqi. Kam një muaj këtu,dua të iki por nuk kam leje për të ikur jashtë shtetit. Shpresoj që të hapen kufjitë që edhe unë të iki tek kalamajtë e  mi.”, u shpreh Roza Balliu, për gazetarin Enver Doçi.

 

Ndërkohë, Roza nuk humb kohën kot, pasi ajo bashkë me nënën e saj dalin për të mbledhur bimë medicinale.

 

Ndërsa, nëna e saj ka dekaruar: “Më ka ardhur vazja prej kurbetit dhe më ngeli këtu. Jemi me ilaçe, na duhen para, dhe mbledhim  edhe lule. COVID-19  e kemi shumë frikë por ngaqë jemi këtu në fshat dhe themi nuk na kap gjë. Ne i rrimë larg. Mbledhim lule, dhe inshallah na i marrin lutet.”

 

Qeveria ka nisur riatdhesimet për emigratët shqiptarë që ndodhen jashtë vendit. Ditën e sotme kanë hyrë në Shqipër 25 studentë që ishin nisur nga Stambolli dhe 17 shqiptarë që ndodheshin në Kosovë.