Çmimi Nobel për adhuruesin e Millosheviçit, reagon Basha: Shokuese dhe e tmerrshme! 

Çmimi Nobel për adhuruesin e Millosheviçit, reagon Basha: Shokuese dhe e tmerrshme! 

343
0

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar për dhënien e çmimit Nobel për shkrimtarin austriak, Peter Handke, i cilësuar si adhuruesi i ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç.

Basha shprehet se është shokuese dhe e tmerrshme që ky çmim të shkojë për dikë që mbrojti Millosheviçin.

“20 vjet më parë kam shërbyer në ekipin e ICTY të KB që akuzoi Milloshevicin për krime lufte dhe genocid. Të shohësh çmimin Nobel të shkojë tek dikush që mbrojti dhe justifikoi autorin e tmerreve më të mëdhenj në Evropë pas Holokaustit, është shokuese dhe e tmerrshme. Ditë e trishtuar për vlerat tona”, shkruan Basha në një postim në twitter.

Screenshot_5.jpg