Nē stilin e tij ēshtē unik.Nuk i trembet kritikēs shkruan kompozon atē qẽ mendon.Guxon ti flasi realitetit,nẽ kēndvēshtrimin modern.Miqtē e njohin tē afrueshēm miqēsor dhe tē dashur.Ai nuk bēhet pre e kompromisit,dhe thotẽ gjithmonẽ tē vērtetēn, ashtu si e ndjen.Si tekstshkrues,poet kompozitor shkruan kẽngẽt e tij,nẽ njẽ koncept modern tē kohēs.Çimi si i thonē miqtē guxon,guxon tē thotē tē vērtetēn e realitetit qē ngacmohet me fjalẽ nẽ kēngē.Muzika unike e tij ,vjen nē njẽ kontekst melodie gẽrshetimi,ku mesazhet janē tē qarta dashuria,hipokrizia,tradhtia,të lidhura ngusht me realitetin e çdo kohe moderne qē jetojm.Njẽ tjetẽr e vẽrtetẽ e Çimit ẽshtẽ se ai guxon ti kēndojẽ realitetit ,duke e sjellẽ bukur nẽ atẽ çfarẽ ai di tẽ bẽjē dhe duke folur nē njẽ gjuhẽ qẽ kush do nga ne e flet edhe pse ne nuk kẽndojmẽ ,por flasim. Ai kẽtẽ gjẽ e bẽn nẽ kẽngẽ.Pra Çlirim Denaj flet me kẽngẽ. Njihet ndryshe si “Pirati i zemrave”- materiali muzikor më i suksesshëm i tij. Si artist i mendimit të tij, shpesh ka shkatuar zhurmë me tekstet e këngëve.
Në Maj 1991, Çlirim Denaj merr pjesë në Këngët e Stinës 1991 me këngën “E Dua Jetën”.
Në Dhjetor 1991, Çlirim Denaj merr pjesë në Festivali i 30-të në RTSH me këngën “Ç’është Ky Det që na Ndan”.
Në Maj 1992, Çlirim Denaj merr pjesë në Këngët E Stinës 1992 me këngën “Albana”. Në Dhjetor 1992, Çlirim Denaj merr pjesë në Festivali i 31-të në RTSH me këngën “Viola”.
Në Maj 1994, Çlirim Denaj, Osman Mula & Leonard Bulku marrin pjesë në Këngët E Stinës 1994 me këngën “Lindem Per Te Jetuar”.
Në Dhjetor 1995, Çlirim Denaj merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Ikje Pa Kthim”.
Në Maj 1997, Çlirim Denaj merr pjesë në Këngët e Stinës 1997 me këngën “Ave Maria”.
Në Dhjetor 1997, Çlirim Denaj merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Pirat i Zemrave”.
Në Tetor 1999, Çlirim Denaj merr pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën “Zjarri i Zemrës”.
Në Maj 2000, Çlirim Denaj merr pjesë në Këngët E Stinës 2000 me këngën “Hipokrizia”. Në Tetor 2001, Çlirim Denaj merr pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën “Këtë herë do të Harroj”. Në vitin 2002, Çlirim Denaj publikon albumin “Pirati Zemrave”. Në Dhjetor 2004, Çlirim Denaj merr pjesë në Festivali i 43-të në RTSH me këngën “Ti Ik”. Më datë 27 Tetor 2016, Çlirim Denaj publikon videoklipin “Rrena Vetēm Rrena”. Më datë 24 Tetor 2017, Çlirim Denaj publikon videoklipin “Topolake”.
Në Mars 2021, Çlirim Denaj & Eva Alikaj marrin pjesë te Kënga Magjike 2021 me këngën “Mos Më Provoko”.
Vizion.al- Si lindi muzika tek ty?
Çlirim Denaj- Jam aktivizuar me skeçe dhe recitime në klasë të 3 fillore . Në moshën 6-7 vjeçare babai më rregjistroi në rrethin e fizarmonikës në pallatin e pionierve ,sot Vila e Princ Lekës . Im at i binte vet fizarmonikës dhe donte ta trashëgoja dhe unë këtë instrument , një kohësisht në këtë periudhë vazhdova dhe për akrobaci. Më pas u vlersova dhe me çmime të para dhe të dyta dhe në gjimnastik deri në moshën 14 -15 vjeç.
Vizion.al- Çēshtē pēr ty tē jesh artist nē kohēt e sotme? Çlirim Denaj- Të jesh artist në kohën e sotme është dhe veshtirë edhe shumë e lehtë , mjafton të kesh xhepin plot me lekë dhe bëhesh artist kēngëtar menjëherë , por jo vetëm kaq por bëhesh dhe i famshëm , të quajnë edhe vip , shkon futesh në studio muzikore flet fjal pērçart dhe nganjëherē dhe fjalë banale pa kuptim. E rregullojn zërin me efektet e kompjuterit dhe me kaq mjafton të behesh dhe i famshëm dhe të quhesh artist. Në të shumtën e rasteve pa bërë asnjë ditë shkollë ose kurse muzikore disa vijnë direkt nga rruga pa asnjë arsimim tjetër , dhe mediat na i quajnë dhe vipa . Këta janë shumica e artistëve sot në Shqipëri . Vizion.al- Ke qenē dhe je unik në stilin tēnd dhe je akoma. A ēshtē e vēshtirē tē krijosh atē qē do nē Muzikēn Shqip?
Çlirim Denaj- Unë gjithmonë i kam kërkuar vetes të jemi veçantë në stil dhe në të kënduar, pothuajse i kam kënduar gjithë zhanret e muzikës po pa ndryshuar karakterin e profilit tim si në interpretim dhe në performancë , pa imituar askënd tjetër . Mendoj se ja kam arritur këtij qëllimi . Nëse je i mbushur me muzikēn tonë gjithë jetën dhe nuk ke huazuar është e lehtë të mbështetesh në krijimtarinë tonë dhe kënga të ketë të paktën një aromë ose elementë të melodive të ndonjë treve të Shqipërisë. Ẽshtë aq e larmishme dhe aq e bukur sa s‘ke nevojë të huazosh kur krijon muzikë.
Vizion.al- Ti ke qenē nē kulmin e hiteve tē tua si nē Festivale po edhe nē klipe ,a ka ndryshuar muzika nẽ kohēt qẽ po jetojmë? !
Çlirim Denaj- Të falenderoj që e vlerson artin tim në të tërën e saj . Muzika sot ka marrë ndryshime të mëdha në krahasim me kohën që unë konkuroja , sepse prevalonte melodia , kurse sot po humbet melodia mjafton të flasësh fjalë pafund herë me kuptim me rimë hera-herës pa kuptim dhe kjo mjafton të quhet kengë , pa mohuar që herë pas here ka dhe këngë të mira ka dhe këngëtar të mirë .
Vizion.al- Ke marrẽ pjesē nē Fest 31 nē vitin 1992 me kēngēn qē u bē dhe ngeli hit ndēr vite Viola? Si erdhi Viola dhe kush ēshtē Viola?!
Çlirim Denaj- Mbaj mend i ri fare këndoja këngë të ndryshme me kitarë , të huaja dhe këngë jo të Festivaleve por këngë që këndoheshin rrugëve ose qosheve me shoqërin .Një ndër këto këngë ka qënë dhe kënga Vjola , te cilën e mora dhe e përpunova për në festivalin e RTSH në vitin 1992 , Vjola është ngjyrë , është lule , është instrument , por është dhe femër ,pra është gjithçka . Prandaj u bë dhe hit .
Vizion.al- Hiti tjetēr qē erdhi mē pas ēshtē nē Fest 36 Pirati Zemrave dhe u kēndua gjatē nga publiku.Kush ishte Pirati?!
Çlirim Denaj- Hiti tjetër si e quani ju ishte nē vitet 1997 nē Fetival të Këngës nē RTSH , ( Pirati Zemrave). Kjo këngë duke parë dhe dëgjuar që në përgjithësi të gjithë meshkujt janë nga pak rrëmbyes zemrash të femrave .Mendova që çdo kush do ta ndjente veten paksa në këtë këngë , prandaj e quajta ( Pirati Zemrave ) dhe që atëherë mua më thërrasin me këtë emër , por unë e bëra për meshkujt në përgjithësi , megjithatë më vjen mirë që dhe sot më thërrasin Pirati Zemrave. Kjo tregon se kënga e bëri efektin e vet mbeti në kujtesë të publikut.
Vizion.al- Ti je unik si kantautor nē temat e kēngēve qē zgjedh! Ato kanē eros mesazhe dhe kuptimplota nē tekste, a ka qenẽ e vēshtirē tē godasēsh nē kēto tema?!
Çlirim Denaj- Gjëja që më karakterizon dhe më bën të veçantë janë pikërisht temat që unë kam zgjedhur për të kënduar . Në shumicën e krijimtarisë time sidomos dhe në tekstet e mia si kantautor , kam kërkuar temën e veçantë por dhe me kurajo për ato vite , mendoja shumë gjatë për të gjetur fabulën poezinë, tekstin e këngëve dhe pak tip rrebel që kam qënë .Më shkonin si tip, dhe në luk mendoj se nuk kam ngjashmëri me askënd për aq sa kam kënduar , prandaj dhe mendoj se jo gjithmonë mund të gjesh gjëra të veçanta që ti ngelen publikut në memorie . Vizion.al- Ke qenē pjesmarrēs nẽ Festivale ,Koncerte Pranvere,nga 90 deri nē 2005 cila ka qenē periudha jote mẽ e vēshtirē qẽ ke kaluar nē kẽtẽ udhẽ Festivalesh?
Çlirim Denaj- Unë kam pasur vazhdimisht periudha të vështira në pjesmarrje nëpër evenimente madhështore si psh Festivalet , si para demokracisë dhe në demokraci. Kjo e thënë kështu fal dhe tipit tim pa komplekse i drejtpërdrejt të karakterit tim jo servil , gjë e cila më ka dëmtuar shumë në karrierën time artistike për të mos vazhduar shumë gjatë dhe i përhershëm në skenë . Megjithatë unë s‘kam hequr dorë pa bëre kengë dhe pa kënduar , gjë e cila është dhe profesioni im . Unë numëroj afërsisht rreth 80 këngë në repertorin tim në you- tube dhe në rrjetet sociale.
Vizion.al- Si u edukove me Muzikën?
Çlirim Denaj- Muzika siç ju thashë dhe më sipër lindi qysh fëmijë tek unë dhe kur fillova ti bie Fizarmonikës .Ajo u zhvillua kur unë u arsimova dhe u punësova pranë ‘Ansamblit Artistik të Ushtrisë ‘. Aty fillon dhe karriera ime e parë e interpretimit dhe krijimtarisë . Ansambli Ushtrisë po përgatiste një ‘ Festival të Këngës Rreshtore ‘ aty nga vitet 1989 , dhe unë krijoj një këngë korale me titull ( Kush mbron jetën mbron dhe dashurinë ) dhe ia paraqes komisionit. Kënga ime u vlersua me çmimin e parë , aty mernin pjesë gjithë kompozitorët më me emër të Shqipërisë . Kjo gjë me ndihmoj dhe më stimuloj mua që unë mos hiqja dorë nga krijimi këngëve , më pas dhe në të ardhmen .
Vizion.al- Profesori qē tē udhēhoqi nē rrugēn e artit kush ka qēnē dhe si ka ndikuar ai tek ty?!
Çlirim Denaj- Rruga e artit për mua filloj qysh kur unë u rregjistrova për të kryer Shkollën e Muzikës Jordan Misja në Tiranë. Në lëndën e solfezhit që këndonim notat muzikore , profesori më thoshte ; – Çlirim ti ke zë të mirë dhe mund të bëhesh këngëtar , po kështu dhe shumë të tjerë . Fillova pra të përkushtohem duke bërë dhe mësime vokale private me pedagogët më të mirë të kantos në atë kohë . Gjithashtu futja në punë si këngëtar në Ansamblin e Ushtrisë me profeksionoi më shumë akoma , se aty u njoha dhe u miqësova me kompozitorin Kujtim Laro i cili ishte dhe drejtuesi Artistik i Ansamblit . Duke ndenjur shumë afër Kujtimit mësova shumë profesion nga ai.Unë kam pasur fatin të jem pranë tij kur kompozonte në piano me një pasion dhe vitalitet të veçantë dhe me shpjegonte se çfarë donte të thoshte me atë krijim , por jo vetëm kaq , ai më shtynte më jepte dhe shumë kurajo që të krijoja ndonjë këngë . Kujtim Laro. Kompozitor i madh dhe një mik shumë i mirë.
Vizion.al- Nga ansambli ushtrisē çfarē kujton mē shumē me mall?
Çlirim Denaj- Nga Ansambli i Ushtrisë mësova shumë e më shumë , sepse ishte një shkollë e dytë për mua , aty mësova shumë mirë se si harmonizohen zërat në kore dhe në kompleks , aty mësova dhe kuptova se si mund të isha dhe një këngëtar live në skenë me vite të tëra pranë mikrofonit .Aty mësova në praktik dhe se si ndërtohej një këngë e thjeshtë deri te kantatat solist e kor së bashku . Aty mësova dhe përvetsova mirē të gjithē zërat e korit si funksionojnë dhe si rradhiten nga basi deri te soprano koloratur . Aty ishte dhe krijimtaria ime e parë që nuk ishte thjesht një këngë , por një korale e tërë e harmonizuar dhe e kënduar nga një kor me 50 veta , pikërisht prandaj dhe u vlersua me çmimin e parë.
Vizion.al- Je vlonjat çfarẽ ēshtẽ pẽr ty karakteri i njẽ vlonjati sepse dimē qē vlonjatēt kanē karakter tē fortē?!
Çlirim Denaj- Si lab Vlonjat që jam them se – kam karakter të fortë, jam dhe serioz dhe i thjeshtë , nuk di të servilosem , jam paksa tip nevrik me nevrikosin shumë të pa aftët mëndjemadhësia .Jam dhe njeri social , më dhimbsen njerëzit fukarenj , jam i drejtpërdtrejt dhe nuk kam komplekse , miqësinë dhe shoqërinë e kam te kufizuar .
Vizion.al- Kēnga Ave Maria erdhi si klip me kujtohet nẽ vitin 97 Koncerti Pranverēs bēhej me klipe.Ishte e vēshtirē tē bẽhej njẽ klip nẽ kohẽ lufte?!
Çlirim Denaj- Kënga Ave Maria i përket një periudhe shumë të vështirë të vendit tonë në vitet 1997 .Një vend ku ishte në një luftë civile ku ishin hapur depot e armëve dhe gjithë populli ishte i armatosur . Pikërisht në këtë kohë lufte pushka ime e vetme ishte kënga . Për të ngritur lart gruan apo femrën Shqiptare. Në ato kohë të vështira sidomos për femrat, mendova që të bëja një këngë për to.Të lartësoja femrën duke e krahasuar me një Ave Mari si një ikonë e përsosmëris femërore . Kjo këngë u shfaq në Koncertin e Pranverës , ku kënga duhej ilustruar dhe me nje vidioklip . Fati i madh për ta bërë dhe vidioklipin ishte se na mbështeste RTSH-ja dhe kështu me pak përpjekje, por me shumë vështirsi u realizua dhe vidioklipi . Për herë të parë u bë një Festival Kënge me vidioklipe dhe e vetmja gjë , dua të falenderoj shumë dhe Valter Qarrin që me kamerën dhe me pregatitjen e tij profesionale më ndihmoj shumë që të dilte një klip i bukur dhe për konkurim .
Vizion.al- Ke mẽse 50 kẽngẽ apo diçka mẽ shumẽ nẽ klipe dhe pẽpunime tẽ muzikẽs popullore,kẽ do veçonit mẽ shumē?!
Çlirim Denaj- Eshtë e vërtet që kam më shum se 50 – 80 këngë shumica të krijuara nga me shumë kënaqësi nga unë disa të kënduara në Fetstival të Këngës në RTSH, disa në Festivalet e Pranverës , si dhe disa këngë te kënduara te Kënga Magjike ,si në kompozim dhe në tekst , por dhe shumë kengë të tjera të njohura ose dhe të panjohura . Si psh balada , rrok bluz etj ,por dhe popullore , Shqipëri e jugut , Shqipëri e mesme dhe Shqipëri e veriut , por edhe interpretim të këngëve të huaja , të kënduar nga yje të muzikës botërore . Sigurisht të gjitha këngët e mia të krijuara nga unë janë të bukura se thonë diçka ,kanë një mesazh por që unë do të veçoja pikërisht ato që keni vlerësuar dhe ju në pyetjet që më bëtë . Faleminderit.
Vizion.al- Si ēshtẽ muzika e lehtẽ sot?!Ka mē muzikẽ?!Ka mẽ Festivale?!
Çlirim Denaj- E thashẽ dhe pak mẽ lart nga hiçi me njẽ grusht para bẽhesh kẽngẽtar,muzika lẽ shumẽ pẽr tẽ dẽshiruar sepse ka humbur melodia,ka humbur fjala,mẽ shumẽ po zẽ vend mediokriteti nẽ muzikẽ.
Vizion.al- Projektet e Çlirim Denajt ?!
Çlirim Denaj- Projektet e mia për të ardhmen janë edhe më të larmishme , duke qënë se unë kam studiuar për muzikë dhe kam mbaruar universitetin për gjuhë – letërsi , kam kohë që merrem dhe me poezinë. Unë kam më shumë se 100 poezi që do ti botoj , dhe krahas kësaj them ti bëj dhe një pronovim librit të poezive. Kam dëshirë dhe ta shoqëroj promovimin dhe me një koncert të shkurtër me këngët e mia me të spikatura ndër vite si një recital të karrierës sime artistike .
Vizion.al- Dy fjalẽ pẽr artdashẽsin Shqiptar dhe muzikẽn Shqiptare.Si do i drejtohej Çimi publikut nga ata qẽ e kanẽ duartrokitur?
Çlirim Denaj- Dua ta pẽrmbledh kẽtẽ pyetje me dy fjalẽ– Dẽgjoni dhe edukohuni me muzikẽ tẽ bukur.Publikut tim do ti drejtohesha me njẽ faleminderit qẽ mẽ keni duartrokitur dhe vazhdoni ende nẽ kẽngẽt e mia.Një publik ku ata gjejnẽ veten e tyre dhe ju jam mirnjohẽs pẽr respektin dhe duartrokitjet deri sa tẽ kem frymẽ.
Vizion.al- Pẽrse nuk i afrohet Çlirim Denaj Festivaleve? ose mẽ saktẽ pẽrse nuk ftohesh ? Duke pasur parasysh qẽ keni qenẽ pjese e pandarẽ e skenẽs sẽ Festivalit ?
Çlirim Denaj- Dëshira ime dhe pasioni mbeten të freskëta dhe sot e kësaj dite. Mospjesmarrja nëpër Festivale ka shkaqe objektive dhe subjektive por unë edhe kam tentuar në ndonjë vit dhe jam rrëzuar por siduket ,sot kushtet edhe kanë ndryshuar. Thuhet rëndomt nëpër ambiente muzikantësh shpesh herë është servilizmi , egoizmi , rryshfetet , miqësitë dhe konkurimi jo i ndershëm të cilat kanë bërë që t‘ju bie vlera këtyre aktivitetetve. Dua të them por jo vetëm tek unë por në përgjithësi tek të gjithë këngëtarët dhe krijuesit më të talentuar . Sot shumë Festivale lënë për tu dëshpëruar me keqardhje për muzikën Shqiptare.
Gazetar : Alfred Meminaj