Çka është virgjëria sekondare?

Çka është virgjëria sekondare?

1074
0

auto_virgjeri1472420624

Të vendosësh t’i ndërpresësh marrëdhëniet seksuale që ke filluar dhe ta lësh seksin për më vonë.
Të besosh se seksi nuk duhet filluar herët, madje, edhe kur këtë besim nuk e ke patur më parë.

Mos e besoni gënjeshtrën e shumënjohur se, po e shkele një herë, nuk i kontrollon dot më dëshirat e tua seksuale. Nuk do të thotë se ti do të vjedhësh gjithë jetën çantat e shokëve, po qe se ke marrë diçka nga çanta e një shoku në gjimnaz.

Unë e di, që nuk është e lehtë të bësh gjëra të mira. Por, kthimi tek virgjëria sekondare, edhe pse i vështirë, do t’u bëjë të ndjeheni me më shumë vetëbesim, me më shumë dinjitet dhe me më vetëkontroll. Madje, këtë ndryshim për mirë, do ta bëni në atë mënyrë, që asgjë tjetër nuk do ta bënte dot.

Kthimi tek virgjëria sekondare është, padyshim, vendimi më i mirë që ju mund të keni marrë ndonjëherë. Pas kësaj, të gjitha marrëdhëniet e tjera do të ndryshojnë për mirë. Pas këtij kthimi ju do të bisedoni dhe do të qeshni lirisht. Tensioni dhe faji do të largohen nga jeta juaj.

KOHA PËR TA BËRË KËTË ËSHTË TANI

Edhe pse është e pamundur të ktheni virgjërinë fizike të humbur, edhe pse nuk do t’i shuani dot totalisht kujtimet dhe efektet anësore të eksperiencave të kaluara seksuale, ju, duke u kthyer tek virgjëria sekondare, do t’i jepni vetes mundësinë të rifitoni emocionalisht dhe psikologjikisht respektin për seksin. Ky është avantazhi më i madh i atyre vajzave dhe djemve që arrijnë ta bëjnë këtë. Studimet tregojnë se virgjëria sekondare i ka ndihmuar shumë adoleshentë dhe të rritur, që të kthehen në jetën seksuale të shëndetshme dhe si pasojë kanë përmirësuar dhe shëndetin e tyre mendor e fizik.

Keni pasur, ose nuk keni pasur shqetësime në të kaluarën, ju nuk duhet ta lejoni të kaluarën t’u imponojë qëndrimin, që duhet të mbani tani ndaj vetes. Jeni penduar, ose nuk jeni penduar për të kaluarën, tani që keni lexuar shkrimet e mia, ju duhet të jeni në gjendje të llogaritni koston dhe të hiqni dorë nga seksi atëherë kur duhet ta bëni këtë. Mos u shqetësoni se çdo të mendojë dashnori apo dashnorja juaj e mëparshme. Vendosni tani, që të çlironi veten nga lidhjet adiktive (si drogë) të kënaqësisë seksuale.

PSE DUHET TË ZGJIDHNI VIRGJËRINË SEKONDARE?

Virgjëria sekondare, është çlirimi i juaj prej ndjenjës se jeni zënë në grackë, ose jeni bërë skllevër të aktivitetit seksual të hershëm.

Ja çfarë thonë, në letrat e tyre disa adoleshentë që zgjodhën të kthehen në virgjërinë sekondare:

-“Për një moment ishte kënaqësi, por pastaj fillova të ndjej se ai po më përdorte mua”

-“Në të vërtetë u shqetësova mos infektohesha me ndonjë sëmundje infektive seksuale dhe me AIDS”

-“Sa më shumë bënim seks, aq më pak bisedonim. Më në fund u duk sikur ishim dy të huaj”

-“Një shoqja ime mbeti shtatzënë, që në herën e parë që bëri seks. Kjo më bëri të mendoj mos e pësoj edhe unë kështu”

-“Pas kënaqësisë fillestare, u ndjeva jo mirë për atë dhe veten”

-“Unë bëra seks, vetëm se mendova që e doja me të vërtetë dhe se një ditë do të martohesha me të. Mënyra si veproi ai, më bëri të mendoj se me të, nuk kalohet dot gjithë jeta. Seksi kurrë nuk na afroi me njëri-tjetrin”

Sa shumë adoleshentëve u sillen nëpër kokë këto mendime dhe shumë të tjera si këto.

Kurrë nuk është vonë për një ndryshim të ri. Çdo i ri që dëshiron kthimin në virgjërinë sekondare, mund ta arrijë atë nëse vendos të ndryshojë dhe të shkëputet nga zakonet e vjetra. Largohuni nga njerëzit, vendet dhe situatat që dobësojnë vetëkontrollin.

ËSHTË JETA JUAJ, VENDOSNI NDRYSHIMIN

Nëse keni vendosur që virgjëria sekondare vlen për ju, ta dini se keni hedhur një hap të madh përpara drejt lirisë seksuale. Kjo nuk është e lehtë. Kjo ngjan si mbajtja e një diete kur kërkon të heqësh ushqimin më të preferuar, ose të studiosh kur dëshiron të shohësh një film në televizor.

Unë jam i bindur se ju mund ta bëni këtë. Ju, duke bërë seks të parakohshëm, në trurin tuaj keni ndërtuar një rrugë nëpër të cilën shkoni pa u menduar. Që ta ndryshoni këtë rrugë, duhet të mendoni shumë dhe të praktikoni një zakon të ri. Vetëm kështu mund të shkoni në një drejtim të ri. Zakonisht, duhen 21 ditë për të formuar një zakon të ri.

A duhet bërë seks para martesës?

Lidhur me këtë pyetje mund t’u them, se vendimin më të drejtë është i aftë ta marrë një njeri i stabilizuar. Shpesh, flas dhe këmbej mendime me të rinj, që kanë kryer marrëdhënie seksuale me një ose më shumë partnerë. Për ata që janë shumë të rinj, këshilla ime është: Hiqni dorë nga aktiviteti seksual për pak vjet dhe përkushtohuni në rritjen tuaj. Kur janë më të rritur, në çdo moshë qofshin, u rekomandoj me insistim të përdorin seksin e sigurt.

Shumica e këtyre të rinjve, pas këshillës time, e kanë kuptuar, që ndjehen jo mirë dhe të dëshpëruar. Gjëja e parë që do t’u këshilloja adoleshentëve seksualisht aktivë është:

Mos bëni seks nën presion.
Kur një vajzë shkon me një të moshuar, ose me një burrë të martuar u them: Largohu menjëherë nga kjo marrëdhënie, ty po të përdorin. Burrat e martuar kurrë nuk i lënë gratë e tyre për një adoleshente, ata vetëm i përdorin ato
Ja dhe diçka tjetër. Të rinjtë sapo fillojnë të bëjnë seks, e kanë të vështirë të largohen. Kjo është, veçanërisht, e vërtetë për vajzat. Natyrisht, këto të reja duhet të inkurajohen të ndjekin instinktin e tyre dhe të kthehen mbrapsht. Të bëhen përsëri fëmijë dhe të mos bëhen të përdorura. Shumë nga këto të reja duhet ta ndërpresin seksin për disa vjet, deri sa ta kuptojnë veten më mirë dhe të ndjejnë përgjegjësinë për jetën e tyre.

Vendimi për të bërë seks, qoftë edhe për një grua dhe një burrë, është një vendim personal. Sot, ideja për të bërë seks para martesës, pranohet gjerësisht. Por vendimi më i mirë merret nga një njeri që është i stabilizuar në karrierë, që ka të ardhura të mjaftueshme për të qenë i pavarur dhe ka ndjenjën e sigurisë që të jep marrja e një profesioni.

Sot mosha mesatare e martesës është rritur shumë. Djemtë martohen mesatarisht në moshën 27 vjeç dhe vajzat në moshën 24 vjeç. T’u kërkosh të rinjve të mos bëjnë seks deri sa të martohen, është një këshillë që rrallëkush do ta zbatojë. Por edhe të fillohet marrëdhënia seksuale shumë herët, prapë nuk është mirë. Gjërat që kanë rreziqe, lejohet të ushtrohen në një moshë të caktuar dhe me leje (licencë). Kështu ndodh kur nget makinën, kur përdor alkoolin ose duhanin. Nuk lejohet një i ri i moshës 13 deri në 18 vjeç, të dalë në rrugë me makinë. I njëjti “ligj” duhet të zbatohet edhe për seksin.

Shperndaje