Chris Brown lirohet nga burgu

Chris Brown lirohet nga burgu

417
0

0830-chris-brown-tmz-48-690x380-650x358

Pas arrestimit, Chris Brown është testuar në burg për drogë, dhe siç raporton TMZ, autoritetet atje mund të kenë gjetur diçka, meqë kanë hasur substanca narkotike në shtëpinë e tij para se ai ta kërcënonte të ftuarën me armë.

Burimet e zbatimit të ligjit në Amerikë thonë se Chris ka dorëzuar mostër të gjakut të hënën në mbrëmje pas arritjes në burg. Siç kemi raportuar edhe më herët, arrestimi i këngëtarit është bërë për shkak të krimit që lidhet më armën dhe jo për shkak të drogës.

Ai është liruar pak orë pas arrestimit, pasi ka paguar një shumë prej 250 mijë dollarëve.

Shperndaje