Çfarë i ndodh organizimit kur nuk pini ujë

Kur jeni të dehidratuar, organizmi prodhon një hormon të quajtur vasopresinë.

Vasopresina detyron veshkat të mbajnë lëngjet dhe mëlçinë të prodhojë sheqerna në gjak.

Kjo rrit në mënyrë të pashmangshme nivelet e glukozës në gjak. Me kalimin e kohës, kjo situatë mund të shkaktojë rezistencë ndaj insulinës.

Ndërlidhja me diabetin

Pavarësisht nevojës për konfirmime të mëtjeshme shkencore, dehidratimi mund të shkaktojë hiperglicemi kronike ose nive të lartë glukoze në gjak dhe rrjedhimisht diabet.

Një studim i kohëve të fundit që ka zgjatur 9 vjet, me subjekt 3,615 të rritur, zbuloi se njerëzit që pinin shumë ujë, ishin më pak të rrezikuar nga hiperglicemia, ndërkohë që ata që pinin më pak ujë kishin më shumë gjasa të prekeshin nga hiperglicemia.

Hidratim i shëndetshëm

Të qenit të hidratuar ndihmon organizmin të shpërndajë në mënyrë të drejtë ushqyesit, të largojë mbetjet e dëmshme dhe të rregullojë temperaturën e trupit.

Kur jeni të dehiratuar, ju mungon energjia, vigjilenca, përqendrimi, madje mund të përjetoni edhe tension të ulët të gjakut.

Femrat kanë nevojë për rreth 8- 9 gota ujë ose lëngje të tjera që të jenë të hidratuara.

Meshkujt nga ana tjetër kanë nevojë për 10-11 gota lëngje në ditë. Shumica e pijeve përfshirë kafenë, çajin dhe qumështin, plotësojnë këtë nevojë.

Por pijet e gazuara ose të sheqerosura kontribuojnë në rritjen e nivelit të glukozës në gjak.

Author: vizional