Sulmuesi shqiptar, Armando Broja po kalonte një formë të mirë në karrierën e tij futbollistike me fanellën e Chelseat.
18-vjeçari arriti të bindte edhe trajnerin e ekipit të parë , Frenk Lampard, për t’i dhënë një shans për të debutuar me ekipin e parë në Premier Ligë, pas formës së shkëlqyer me ekipet e moshave, ku shqiptari ishte shndërruar në një lider të vërtet.
Mirëpo, atij tashmë i duhet që të ndalet, pasi gjithçka është pezulluar, për shkak të frikës së përhapjes së Covid-19. Broja si të githë të rinjtë e kalon kohën, duke lundruar në internet.
Djaloshi nga Malësia e Madhe i është përgjigjur në instagram pyetjeve të ndryshme që i janë bërë, ndërkohë që ne kemi zgjedhur më pikantet.
“Vij shumë pak në Shqipëri, vetëm për pushime. Kam disa të afërm dhe mundohem t’i vizitoj, zakonisht në Velipojë sepse unë nga ajo zonë jam. Më pëlqen stili i Drogba, për mua është më i miri, por sigurisht Ronaldo dhe Mesi gjithashtu. Frank Lampard është njeri special, një ndër më të mirët edhe nga ana njerëzore. Me këtë situatë dhe në kushte karantinimi nuk e di sesi do jetë kalendari, sigurisht kur të kemi ndeshjn e radhës do jem në Shqipëri, mbase për kualifikueset e tetorit”, tha Broja.