Blendi Fevziu habit me deklaratën: Vajzës së vogël ia vunë emrin portalet

Blendi Fevziu habit me deklaratën: Vajzës së vogël ia vunë emrin portalet

488
0

Gazetari i njohur Blendi Fevziu ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ku mes të tjerash foli edhe për dy vajzat e tij Mishel dhe Alis.

 

Teksa po fliste për marrëdhënien me vajzat, Blendi tregoi se portalet ia kishin vënë emrin Alisit ende pa e vendosur në familje.

 

“Kur do vinim emrin e vajzës së vogël, unë isha për këtë që ka, Inesi ishte e dyzuar, Mishel kishte alternativat e saj. Kur po shkoja me Mishel në maternitet ditën që vajza lindi, e pyeta ‘ç’do bëjmë për emrin?’ Duke folur, një moment ajo më thotë: “Eee, thuaj ç’të duash ti, po emri ka dalë nëpër portale. Epo në rregull atëhere, nuk po e ndryshojmë, i thashë. Siç duket unë e kisha diskutuar me dikë emrin Alis dhe e kishte zbuluar”, rrëfeu Blendi.