Ish-Kryeministri Sali Berisha do të jetë i ftuari i parë i programit, “Xing me Ermalin”. Moderatori ka postuar një video në faqen e tij në Facebook, ku ka ftuar të gjithë ndjekësit e tij të bëjnë pyetje për “doktorin”. Nga ana tjetër ish Kreu i PD-së ka siguruar se ai do t’ju përgjigjet të gjitha pyetjeve që ata kanë për të. “Xing me Ermalin” nis të shtunën në Tv Klan dhe ka rezervuar shumë surpriza.
Berisha dhe Mamaqi ju ftojnë të ndiqni “Xing me Ermalin”
