“Bëra seks në plazh, por hoqa dorë nga femrat dhe seksi pas...

“Bëra seks në plazh, por hoqa dorë nga femrat dhe seksi pas asaj që më ndodhi”

187
0
COUPLE WRESTLING ON BEACH
COUPLE WRESTLING ON BEACH

Një djalë i ri ka pasur një eksperiencë shumë të keqe pasi bëri seks në plazh me një vajzë që sapo e kishte njohur. Ky rast duket se e ka lënë atë me pasoja, pasi ka hequr dorë nga femrat dhe eksperiencat seksuale. Ja çfarë i ka treguar ai psikologes së “The Sun”.

Letra e djalit

“Bëra seks në plazh me një vajzë shumë të bukur të cilën sapo e kisha njohur në një lokal ku po pija me shokët e mi. Por e pësova shumë keq dhe tani jam bërë me fiksime dhe nuk u besoj më femrave pas asaj që ajo më bëri. Unë jam 20-vjeç dhe së bashku me miqtë e mi shkuam për pushime në Spanjë. Çdo gjë po shkonte për mrekulli, ne po argëtoheshim mjaft dhe unë po kaloja shumë bukur. Një natë ne kishim dalë në një lokal dhe ishim duke pirë. Aty më afrohet një vajzë shumë e bukur dhe nga lëvizjet dhe shikimet dukej qartë që kërkonte të kishim diçka më intime. U ngritëm nga lokali dhe shkuam në plazh, pasi e kishim afër.

Filluam të putheshim dhe bëmë seks por pak minuta më vonë u shfaq papritur një vajzë tjetër që nuk ia dallova dot fytyrën dhe më mori pantallonat ku kisha edhe portofolin me lekët. Pas saj iku edhe vajza me të cilën po bëja seks dhe më la pa pantallona e pa portofol. Kam shkuar në hotel vetëm me të brendshme. Bëra denoncim në Polici por ende nuk e kanë gjetur vajzën. Që pas asaj nate unë jam bërë me fiksime dhe nuk afroj më asnjë vajzë dhe nuk dua as të bëj seks me to…nuk mund t’i besoj asnjërës pasi mendoj se diçka do më bëjnë që të më prishin punë”.

Përgjigjja e psikologes

“Kjo paska qenë me të vërtetë një eksperiencë e keqe por kurrsesi nuk duhet të të ndikojë kaq shumë. Ti duhet të takosh e të shoqërohesh me femra por duhet të bësh kujdes para se të flesh me to. Pasi t’i njohësh dhe të kuptosh se kush janë, atëherë mund të kesh edhe intimitet me to”.