Beniada merr ofertën e papritur nga Top Channel, ku do ta shohim bukuroshen pas Big Brother?

Beniada doli për pak minuta nga shtëpia e “Vëllait të Madh” për të marrë një surprizë qe e habiti jo pak. Jashtë shtëpisë e priste balerini i Top Channel, Enea, që e shoqëroi drejt studios së “Procesit Sportiv”. Atje e priste Ed Manushi, Alesia Bami dhe të ftuarit e tjerë. Manushi i propozoi modeles të jetë prezantuese e këtij formati të suksesshëm televiziv. “Ne duam që ti të rrish deri në fund, të fitosh Big-un, dhe kur të vish të na bashkohesh ne”. Ajo pranoi dhe u shpreh se kjo gjë e emocionoi pa masë, pasi shprehu dhe në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ se pas kësaj eksperience dëshiron të qëndrojë në Shqipëri, pasi vendi i duket i mrekullueshëm.

 

Me qetësinë, çiltërsinë dhe humorin e saj, Beniada ka rrëmbyer zemrën e qindra fansave, që siç opinionisti Arbër Hajdaraj tha, është një shembull se nuk ka nevojë për debate e tone të larta zëri, për t’u pëlqyer nga publiku.

Balina gjithashtu ra dakord me mendimin e Arbërit dhe shprehu se ajo dhe Kledi të cilët kanë jetuar jashtë kanë sjellë një frymë tjetër në shtëpi.

 

Ajo u ngacmua gjithashtu nga gazetari Ervin Kurti për masazhin që i bëri Kledi.

 

Kur u kthye në shtëpi banorët e komplimentuan dhe e uruan.

Author: vizional