Bëjnë seks katërsh me një çift tjetër, por gruaja nuk e dinte...

Bëjnë seks katërsh me një çift tjetër, por gruaja nuk e dinte se çfarë e priste më pas…

1663
0

seksi-300x224-770x470

Një histori vërtetë e rrallë i është rrëfyer këtë fundjave psikologes së tabloidit britanik “The Sun”. Dy çifte njihen me njeri tjetrin në një fshat falë fëmijëve që kishin moshatarë dhe përfundojnë duke bërë seks katërsh me njeri tjetrin.
Nuk përfundon gjithçka këtu. Pas asaj nate, gruaja i ka rrëfyer psikologes se çifti tjetër i ka kërkuar seks veç e veç në ditët e ardhshme.

Dhe jo nuk ka refuzuar, fillimisht ka bërë seks me burrin tjetër dhe pastaj ka përfunduar në krevat edhe me gruan e tij.
Rrëfimi te psikologia

Burri im dhe unë kemi bërë seks katërsh dhe ishte diçka fantastike.

Por tani kam përfunduar duke pasur marrëdhënie me çiftin tjetër, veç me gruan dhe veç me burrin- gjithçka pas kurrizit të burrit tim.

Unë jam 30 vjeç, kurse burri im 29. Ne kemi pesë vjet të martuar dhe kemi një djalë 6 vjeç dhe u bëmë miq me një çift tjetër të cilët kanë dy fëmijë të vegjël. Ata u zhvendosën në fshatin tonë së fundmi.

Një natë pasi pimë pak, po diskutonim për një ‘treshe’ ose ‘katërshe’ dhe nëse do ta provonim diçka të tillë.

Të katër pranuam se e kishim fantazuar këtë dhe ramë dakord që ta provonim.

U organizuam një fundjavë për të shkuar në një hotel, ndërsa mamaja ime do të mbante djalin tonë.

Kaluam momente të mahnitshme dhe të gjithë u kënaqën. Nuk e përsëritëm më seksin katërsh, ndërsa marrëdhënia jonë vazhdoi si normalisht.

Pas asaj nate, burri i saj me vinte rrotull një pasdite kur e dinte që burri im ishte larg për çështje pune. Më pyeti nëse donte të bënim sërish seks, këtë herë vetëm unë dhe ai. Unë i thashë “jo, në asnjë mënyrë”.

Por një natë ai më erdhi sërish dhe përfunduam duke u puthur, pasi kishim pirë disa gota verë. Ne nuk patëm marrëdhënie, por kjo nuk zgjati shumë.

Tani ai vazhdon të më lërë të kuptoj se më ka në mendje dhe kërkon të shfrytëzojë çdo mundësi për të qenë afër meje.

Një ditë unë shkova për pazar me partneren e tij dhe ajo më pyeti nëse e kisha provuar seksin me një femër, gjë të cilën nuk e kisha bërë më parë.

Ajo tha se i kishte pëlqyer shumë seksi katërsh. Prej asaj dite unë nisa të flirtoj me atë femër dhe kemi përfunduar shumë herë në krevat së bashku.

Unë e di se kjo që jam duke bërë është e gabuar. Burri im nuk është në dijeni të kësaj.

Nuk e di se çfarë po bëj, më duket sikur kam marrëdhënie me tre persona.

Përgjigja e psikologes

Shikoni jetën tuaj dhe mendoni se çfarë hendeku keni që është mbyllur me këto aventura kaq të rrezikshme. A jeni e mërzitur me jetën tuaj?