BE ngre alarmin: Disa produkte kozmetike nga firma të ndryshme përmbajnë kimikate...

BE ngre alarmin: Disa produkte kozmetike nga firma të ndryshme përmbajnë kimikate të ndaluara

63
0

Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA) ka identifikuar 285 produkte kozmetike që përmbajnë kimikate të ndaluara në Evropë.Nga inspektimet e kryera gjatë një projekti pilot të Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) rezultoi se rreth 6% e produkteve kozmetike përmbanin substanca të rrezikshme të ndaluara sipas rregullave evropiane.ECHA njoftoi se agjencitë kombëtare në 13 shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), kishin kontrolluar rreth 4,500 produkte kozmetike dhe gjetën në 285 prej tyre substanca të ndaluara.

Pavarësisht nga firma dhe çmimi

 

Agjencia Evropiane e Kimikateve, me seli në Helsinki, e gjeti shumicën e substancave të ndaluara duke parë listat e përbërësve. “Inspektimet u kryen kryesisht duke kontrolluar listën e përbërësve – gjë të cilën mund ta bëjnë lehtë edhe konsumatorët,” thuhet në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Kimikateve.Në lapsat dhe e syve dhe të buzëve u gjet shpesh perfluorononyl dimethicone, i cili degradon në PFOA dhe PFCA, kurse në balsamet, kondicionerët dhe maskat e flokëve ishin shpesh të pranishme D4 dhe D5.“Konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm se substancat e ndaluara u gjetën në lloje të ndryshme produktesh kozmetike, të prodhuara nga firma të ndryshme dhe në të gjitha kategoritë e çmimeve”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Kimikateve./ DW