“Bashkë Fitojmë” mbyllin fushatën në Tiranë, Këlliçi: Paratë nga dheu do i...

“Bashkë Fitojmë” mbyllin fushatën në Tiranë, Këlliçi: Paratë nga dheu do i nxjerrë dhe do e bëjë autobusin falas

292
0

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka mbyllur sot fushatën në Tiranë. Kandidati i koalicionit për Tiranën Belind Këlliçi tha para demokratëve se është i vetëdijshëm për nevojën e ndryshimit në kryeqytet. Këlliçi listoi disa nga premtimet e tij duke thënë se do i bëjë realitet ato pas zgjedhjeve të 14 Majit.

“Kam hyrë në këtë garë i vetëdijshëm që mund të jetë e pabarabarta, por i vetëdijshëm jam për nevojën e ndryshimit në Tiranë dhe forcën e PD, familjes sime politike. Beteja të dielën është një arsye shumë e madhe për të bashkuar votat. Nuk ka të madh e të vogël e të madh në Tiranë që nuk e di se Belind Këlliçi pas 14 majit do e bëjë autobusin falas në qytet e në fshat. Kur dhashë këtë premtim të mirëmenduar me ekspertët më të mirë të PD gjithkush mendoi si do të bëhej, por kur ka 430 mln euro për inceneratorë fantazmë, nuk dilkan për pensionistët dhe studentët. Paratë nga dheu do i nxjerrë Belind Këlliçi e do e bëjë autobusin falas. E dini ç’kritikë kam marrë deri tani? Kushton pak më kanë thënë për nënkalimin. Jetojmë në një vend ku rrugët ndërtohen me 24 milionë euro. Nëse do të kisha thënë 40 mln euro do isha djalë i zgjuar si këto të tjerët. Nuk do lë njësi në Tiranë pa kopshte shkolla e çerdhe, paratë tuaja nuk do i prek e nuk do i vjedh po do i kthej në shërbime për ju. Teatri Kombëtar do ndërtohet aty ku ishte dhe ashtu siç ishte, ky qytet do i kthehet vlerave, identitetit dhe qytetarëve. Na ndajnë vetëm 48 orë nga largimi i Erion Veliajt nga bashkia e Tiranës.

 

Karrigia është e përkohshme, fytyra është e përjetshme. Unë fytyrën e kam të përjetshme.

 

Mesazh për qytetarët që kanë frikë se mos të dielën kontrollohet vota, Belind Këlliçi i përket një gjënerate të lirë, nuk i ndaj punonjësit e administratës të majtë e të djathtë. Por patronazhistët të paketojnë plaçkat se nuk do kenë më punë në bashki pas 14 majit”, tha ai.