Basha nga Mallakastra: Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt për qytetarët

Basha nga Mallakastra: Ekonomi e fortë, e nesërme e sigurt për qytetarët

77
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka çelur fushatën elektorale në Mallakastër.

Në fjalën e tij, Basha tha se Republika e Re do të ketë në fokus shëndetësinë, arsimin dhe ekonominë e Shqiptarëve.

Ai duke prezantuar kandidatët e përzgjedhur për këtë komunitet u shpreh se Republika e Re nuk janë emrat e listës, por Mallakastra dhe mallakastriotët. “Nuk harroj ditët e qëndresës suaj. Nuk harrojë sakrificën tuaj. Historia ndryshoi falë qëndresës suaj, falë vullnetit tuaj. Kujtoni Shqipërinë dhe partitë e pazarit të vjetër para 18-shkurtit. Kishin ndarë pushtetin llokma -llokma. Kishin në duar paratë e oligarkëve të dala nga xhepat tuaja. Kishin kopsitur gjithçka dhe harruan popullin që nuk mposhtet. Ata u përballën me ju në 90-të ditë dhe rrëzuam projektin e rremë të oligarkisë. Sot vijmë tek ju me një betejë të fituar nga bashkimi më i madh popullor qytetarë për demokraci të vërtetë”, tha Basha.  

“Republika e Vjetër Ra, kur nënshkroi marrëveshjen e 18 shkurtit. Tashmë ato po mashtrojnë më në krye Ramën duke e cilësuar si një konçesion. Ju e dini çfarë e shtyu Republikën e Vjetër të pranonte kapitullimin. Ishte beteja e fituar nga populli ndaj pushtetit”, tha Basha.

Ai garantoi se me këtë marrëveshje, është politikani që do ketë frikë nga qytetari dhe jo anasjelltas. “Mos e shikoni cirkun dhe shown TV, por marrëveshja e 18 shkurtit i hap rrugë ndryshimeve kushtetuese, të cilat i japin forcën qytetarëve të kenë në duar politikanin”, vijoi Basha.

 

loading...