Basha me biznesin në Vlorë: T’ua kthejmë ekonominë qytetarëve

Basha me biznesin në Vlorë: T’ua kthejmë ekonominë qytetarëve

160
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar sot me qytetarët në Vlorë ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre dhe iu ka premtuar mbështetje. I shoqëruar nga deputeti Agron Shehaj, Basha i ka ftuar qytetarët në protestë më 16 shkurt, ndërsa ka deklaruar se PD do të ulë taksat, do të heqë taksën e qarkullimit tek çmimi i naftës etj. Ai tha se propozimi i opozitës është që ekonomia t’u kthehet qytetarëve. “Nëse jemi të bashkuar, punët shkojnë mirë. Jam shumë i nderuar nga pritja e qytetarëve. Zëri i biznesit duhet të dëgjohet.

Propozimi ynë që të bashkohemi që t’ia heqim nga duart ekonominë oligarkëve dhe tua kthejmë njerëzve. Duhet normalitet. PD Nuk ka ftuar vetëm burrat dhe djemtë por dhe gratë e vajzat”, tha Basha. Ai theksoi se në Evropë nuk shkohet me gënjeshtra, por me punë. Kreu i PD është takuar dhe me disa maturante dhe tha se kjo opozitë do krijojë kushtet që të gjithë të rinjtë të kenë mundësi të studiojnë.

loading...