Ballë për ballë me gjarpërinjtë vdekjeprurëse të Kongos

Ballë për ballë me gjarpërinjtë vdekjeprurëse të Kongos

461
0

Në mes të pyjeve që mbulojnë vendin, dhe pas luftërave dhe sëmundjeve si ajo e shkaktuar edhe nga virusi i ebolas, Republika Demokratike e Kongos është në ballë të një krize të fshehtë shëndetësore.

Me xhunglat e shumta vendi është kthyer në një strehë gjarpërinjsh nga më helmuesit dhe janë regjistruar një mori rastesh kur njerëzit kanë vdekur për shkak të tyre. dhe në momente të tilla ky vend është lënë goxha pas dore.

Fotografi Hugh Kinsella Cunningham ka dokumentuar çështjen dhe kapjen e portreteve të disa prej gjarpëreve më të rrezikshme në botë, për Qendrën Pulitzer mbi Raportimin e Krizave. Peshkatari Patrick Atelo shfaq një mamba të gjallë në lumin Ruki.

Gjarpri ndodhej pranë fshatit dhe, për shkak të shkallës së vdekshmërisë së kafshimeve, gjarpërinjtë kanë frikë dhe shpesh vriten sapo të shihetn prej njerëzve.

Deri në 2.7 milionë njerëz janë helmuar nga gjarpërinjtë çdo vit, duke rezultuar në 81,000 dhe 137,000 vdekje, me shumë amputacione dhe paaftësi të përhershme, sipas një raporti të kohëve të fundit të Qendrës Shëndetësore.

Për shkak të korrupsionit në vend rezervat anti helm në Kongo janë duke mbaruar.

Me një mbivendosje midis habitateve kryesore për gjarpërinjtë helmues dhe një popullsie rurale, mungesa e qasjes në kujdesin shëndetësor të specializuar mund të jetë vdekjeprurëse.

Gjarprinjtë janë kapur shpesh në rrjetat e peshkatarëve në lumin Kongo dhe në këto momente ata po ashtu kanë rrezikuar jo pak të pickohen nga gjarpërinjtë e ngecur në rrjetë.

Cunnigham gjithashtu fotografoi gjarpërinjtë nga afër si edhe kobrën e pyllit.