“Balena blu”, Basha: Rama bën humor të zi me jetën e shqiptarëve....

“Balena blu”, Basha: Rama bën humor të zi me jetën e shqiptarëve. Do ta shporrim!

405
0

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi pasditen e sotme një takim elektoral në Berat nga ku akuzoi kryeministrin se po bën humor të zi me jetën e shqiptarëve, duke iu referuar këtu batutës së bërë nga kryebashkiaku Erjon Veliaj që krahasoi PD me balenën blu. Basha tha se në 4 vjet të qeverisë së tij Edi Rama nuk mendoi asnjë ditë për hallet e shqiptarëve, madje nën qeverisjen e tij sipas kryedemokratit, të shumtë qenë shqiptarët që zgjodhën t’i jepnin fund jetës përballë jetës së vështirë.“Rilindësit gjetën të bëjnë humor të zi me shqiptarët sepse numri i të vetëvrarëve është rritur me 50%, sepse u rrit numri të papunësisë, u varfëruan më shumë dhe shqiptarët u detyruan  të braktisën Shqipërinë. Dëgjoje mirë, Edi Rama zërin e qytetarëve të Beratit  që me 25 qershor do ta hedhin në Osum me gjithë tepsinë. Kush e varfëroi Shqipërinë këto katër vite, kush e rriti çmimin e naftës dhe bënte pazare këto katër vite?! Dihet, Edi Rama dhe qeveria e tij. Sepse për katër vit Edi Rama nuk u morë më hallet e qytetarëve dhe sot vazhdon me të njëjtat premtime si katër vite më pare, sepse nuk mendon për asnjë gjë tjetër, por vetëm për timonin, pushtetin e tij”. Basha premtoi se plani i tij ekonomik i firmosur nga ekspertët më të mirë gjermanë dhe amerikanë  do të sjellë një ekonomi të fortë dhe të sigurt, me taksa të ulëta, me ulje të TVSH-së, ulje të çmimit të naftës dhe punësim për qytetarët.