Prej shumë kohësh është raportuar se Meghan Markle dhe babai i saj nuk i kanë marrëdhëniet mirë me njëri-tjetrin. Madje ai nuk ka takuar ende nipin e tij që ka ardhur në jetë kohët e fundit.
Gjatë një interviste ai shpreh dëshirën e madhe për të takuar të bijën, por ajo nuk pranon. Nëse pas kësaj interviste ajo nuk do pranojë sërish ta takojë, atëhere ai do marrë masa dhe do mbajë një interviste tjerër pas 30 ditësh.
“Do të jap një intervistë dhe do të pres 30 ditë për një përgjigje. Nëse nuk do të marr përgjigje, do ta provoj me një tjetër intervistë. Eshtë e vetmja mundësi që kam.
Pas kësaj interviste, nuk marr asnjë lajm prej askujt për 30 ditë, do ta provoj sërish. Nuk dua të ulem në dhomën e shtëpisë time për pjesën e mbetur të jetës dhe të pres që dikush të më përgjigjet.”- u shpreh i ati i dukeshës.
Gjatë intervistat ai ka treguar se ka komunikuar dhe më të ëmën e Meghan, Doria por as ajo nuk e ka ndihmuar të lidhet me vajzën e tij.
Nuk dihet ende nëse Meghan Markle do bëjë ndonjë reagim pas kërcënimit të të atit.