Partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do të mbështesin një interpelancë të mundshme ndaj Ministrave në Qeverinë “Zaev2”, Bujar Osmanit dhe Artan Grubit. Kjo vjen pasi Agjencia e Lajmeve Zhurnal javë më parë ka shkruar se brenda BDI-së vazhdojnë pakënaqësit e mëdha dhe se Izet Mexhiti po mendon për interpelancë ndaj bashkëpartiakëve të tij. Për një mundësi të tillë dje kanë shkruar dhe shumë media maqedonase ku të njejtat pohojnë se gati është e sigurtë që Mexhiti do të përgatit interpelancë ndaj Artan Grubit dhe Bujar Osmanit.
Për Zhurnal deputetët e partive opozitare shprehen të gatshëm për të mbështetur një interpelancë të tillë që do të ishte me argumente të plota.Zhurnal Ads
– A mendoni se ardhja e Grubit në Ekzekutiv, po përçahet BDI-ja ?
– PO
– JO
Shiko rezultatin
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rashidi thotë se nëse ka argumente do ta mbështesin interpelancën që po përflitet në opinion kundër zv/kryeministrit Grubi dhe Ministrit të Jashtëm Osmani. Por sipas tij njëherë interpelanca duhet të bëhet zyrtare pastaj të shohin dhe argumentet.
“Ende nuk ka informacion zyrtar për një interpelancë të tillë. Të vijë njëherë interpelanca të shofim çfarë bëhet fjalë. Gjithësesi se nëse ka argumente do ta mbështesim interpelancën sepse megjithatë bëhet fjalë për ministra që nuk e kanë dëshmuar veten dhe nuk kanë rezultate aq më tepër tani me vendimin e fundit të BE-së për të mos hapur bisedimet. Dmth ka argumente për të mbështetur interpelanca të tilla”, ka deklaruar për Zhurnal, Surija Rashidi, deputet i ASH-së.
Edhe deputeti nga Alternativa, Zejd Rexhepi ka theksuar se një interpelancë të tillë partia e tij do ta kishte mbështetur sepse sipas tij në këto 100 ditë ka dështuar tërë Qeveria përfshirë dhe dy Ministrat Grubi dhe Osmani.
“Fillimisht mendoj që janë zëra nga vet udhëheqësit e BDI-së për të defokusuar dështimin e tyre ne sigurimin e hapjes së kornizës së bisedimeve me BE-në. E dyta, fuqia politike e Izet Mexhitit në BDI është zbehur shumë dhe mendoj që ai nuk ka takat ti bind bashkëpartiakët e vet që ta përkrahin këtë nismë, ngase pa përkrahjen e tyre, nisma e tillë do të ishte e kotë. Ndërsa sa i përket qëndrimit tonë si koalicion, ne konsiderojmë që në këto 100 ditë ka dështuar tërë qeveria dhe ne do të përkrahnim interpelancën ndaj qeverisë dhe ministrave, përfshirë edhe ato këto dy të lartëpërmendur”, ka deklaruar për Zhurnal, Zejd Rexhepi, deputet nga Alternativa.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal ditë më parë ka shkruar se interpelancën e Izet Mexhitit e mbështesin edhe dy deputetë tjerë të BDI-së, përfshirë dhe partitë tjera opozitare VMRO-DPMNE-në dhe Të Majtën sepse edhe këto parti konsiderojnë se ministrat në fjalë kanë dështuar në veprimin e tyre në Qeveri.