ASGJË nuk është ashtu siç duket, këto 3 anë të ERRËTA të...

ASGJË nuk është ashtu siç duket, këto 3 anë të ERRËTA të Virgjëreshës do t’ju fusin frikën të gjithëve

431
0

Të gjitha shenjat e zodiakut kanë anët e tyre të errëta si rezultat i luhatjes të tipareve të tyre. Virgjëreshat, në ditët e tyre të errëta mund të përqendrohen tek detajet deri në pikën e obsesionit, me një nevojë imponuese për të kontrolluar mjedisin dhe njerëzit rreth tyre.

Nevoja për perfeksion: Perfeksionizmi mund të jetë motivues. Studentët që i përkasin shenjës së Virgjëreshës punojnë fort për të arritur ’10-ën’, kurse nëpunësit që i përkasin kësaj shenje janë të përkushtuar në përmbushjen e çdo qëllimi në punë. Nga ana tjetër, nevoja për perfeksionizëm të pakontrolluar mund t’u shkaktojë atyre një sërë problemesh në marrëdhënie, punë dhe pranimin e vetvetes.

Disa Virgjëresha acarohen fizikisht dhe emocionalisht nga rrëmuja, oraret e ndërprera dhe përdorimi joefikas i kohës. Situata të tilla mund të jenë të vështira për Virgjëreshat, por edhe për njerëzit rreth tyre. Një virgjëreshë para një grumbulli rrobash të pista mund të jetë e frikshme. Frika nga dështimi mund ta çojë këtë shenjë në ‘paralizë të analizës, paaftësia për të ndërmarrë rrisqe krijuese.

Virgjëreshat dhe imazhi për trupin: Virgjëreshat janë shenja të tokës dhe kanë një përqendrim të veçantë ndaj trupit, por shpesh kanë një imazh të trazuar dhe pështjelluar për të. Ata perceptojnë të meta si buzë të holla apo veshë të mëdhenja dhe kjo mund të jetë gjithçka që shohin në pasqyrë. Virgjëreshat duan të kenë kontrollin e gjërave dhe nëse kanë një imazh të trazuar të trupit, kjo mund t’u shkaktojë çrregullime të ngrënies.

Anët e errëta të Virgjëreshës në punë: Etika e fortë e punës i bën personat e kësaj shenje të duken se janë të vetmit që po bëjnë diçka dhe nuk shohin një panoramë të gjerë të situatës. Kjo miopi i bën ata të ndihen të pakënaqur dhe të izoluar e të mendojnë se lavdinë po e marrin të tjerët. Rrallë shihen duke buzëqeshur. Kur kjo ndodh, Virgjëresha mund të duket gjykuese ndaj të tjerëve që duket se e kanë marrë lehtë punën.