
Kemi parë që këngëtarë të ndryshëm kanë bërë koncerte live në rrjetet sociale dhe gjithashtu në lagjet e ndryshme të Tiranës ose Durrësit. Të njëjtin shembull ka ndjekur dhe këngëtarja Arilena Ara e cila ka deklaruar se do të mbajë një recital me këngët e saj sot në orën 19:00. Koha duket se nuk po e mbështet këtë iniciativë por ajo ka dhënë lajmërimin dhe pritet që të shijojmë zërin e saj ditën e sotme.
Sounds of Silence, live nga sheshi “Nënë Tereza”! Premiera pas 22 orësh në Youtube dhe çdo platformë tjetër transmetimi live! 2 maj, në 7 të pasdites.”- shkruan Arilena krahas postimit ku shfaqet në shesh.
https://www.instagram.com/p/B_qD_5mnEiu/?utm_source=ig_embed