Arian Çani: Ka presion nga jashtë, Rama do bëjë koalicion me Bashën

Arian Çani: Ka presion nga jashtë, Rama do bëjë koalicion me Bashën

526
0

Duke komentuar skenarin për një koalicion të mundshëm paszgjedhor PS-PD dhe se kush do jetë kryeministri, analisti Arian Çani tha se mendon se kryeministër do jetë Rama.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘Neës24’ Arian Çani tha se edhe nëse Rama merr 71 mandate, ai sërish do bëjë koalicion me Bashën.

“Mjafton që të shikojmë një reagim të eurodeputeti Hahn, ku thoshte që po shkojmë drejt bipartizmit. Evropa sot, Angela Merkel po i thotë Bashës  që ka mundësi që të bashkoheni sepse kemi halle të tjera dhe boll u morëm me ju se na çatë kokën.

Kam përshtypjen se ka një presion nga jashtë.

Këta u ulën dhe i Ranë lapsit hajde të heqim qafe ilir Metën.

Priten surpriza të mëdha.

Mendoj se Rama ka më shumë shanse të jetë kryeministër, pasi në sytë e shqiptarëve ka krijuar imazhin sikur unë jam njeriu që hapa qeverinë dhe futa dhe këta të tjerët. Rama edhe po mori 71 mandate prapë do bëjë koalicion me Bashën sepse do që të bëhet reforma kushtetuese. Marrëveshja paszgjedhore PS-PD forcon opozitën që do mbetet”- tha Çani.