Arbëreshët, temë e Paradës Shqiptare në Nju Jork

Arbëreshët, temë e Paradës Shqiptare në Nju Jork

587
0

Në paradë merrte pjesë një delegacion nga Komuna e Greçit, apo Katundi siç quhet në arbërisht në provincën italiane të Aveninos Në Manhatan të New Yorkut është zhvilluar sot “Parada Shqiptare”, aktiviteti ky i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë. Këtë vit, parada ka si temë arbëreshët dhe kulturën e tyre. Parada shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare, raporton Zëri i Amerikës. Meqenëse tema e këtij viti janë arbëreshët, në paradë merrte pjesë një delegacion nga Komuna e Greçit, apo Katundi siç quhet në arbërisht në provincën italiane të Aveninos. Në këtë paradë, pjesëmarrës ishte edhe ish-kongresisti Joe Dioguardi, me një makinë klasike Cadilac, në të cilin kishte vendosur një portret të Nënë Terezës.