Arbana Osmani fton miq për darkë dhe vë burrat të gatuajnë

Arbana Osmani fton miq për darkë dhe vë burrat të gatuajnë

665
0

Në shtëpinë e Arbanës, gatuhet mirë sepse e zonja e shtëpisë është e apasionuar pas gatimit. Dhe në shtëpitë ku gatuhet, dera është gjithmonë e hapur për miq. Kësaj here ajo ka ftuar për darkë miqtë e saj Alban Skënderaj dhe Miriam Cani si dhe dj.Oltin dhe Lorin së bashku me fëmijët e tyre. Por Arbana kësaj here nuk ka vënë përparësen e kuzhinës, kanë qenë miqtë ata që kanë marrë rolin e shefit të kuzhinës, më saktë burrat. Duke qenë se Arbana ka gatuar gjithmonë për ta, është radha e tyre të gatuajnë për Arbanën.

Dhe nga fotot e videot  që Arbana ka postuar, shohim dj.Oltin dhe Albanin pranë sobës, ndërkohë që Arbana filmon, Miriami pret e ulur në divan duke fërkuar barkun, kurse Lori shijon një gotë verë. Më saktë, është Olti ai që i është futur me kokë gatimit, ndërsa Albani me një gotë verë në dorë, duket se po e mban me muhabet.

Arbana ka postuar edhe një foto të fëmijëve të tyre, Jonit, Amelisë dhe Elois-it duke ngrënë tiramisu në tokë, siç është zakoni për fëmijët.