AP: Marrëveshja Bigmack s’është asgjë tjetër veç se një HOTDOG për te...

AP: Marrëveshja Bigmack s’është asgjë tjetër veç se një HOTDOG për te gjithë popullin Shqiptar

462
0

Aleanca Popullore (AP) nempermjet kryetarit Artur Dojaka e sheh me shqetësim të madh marrëveshja Rama – Basha, sepse sipas AP, në mënyrë djallëzore, po nxjerr jashtë loje partitë e quajtura të vogla.

“Pa folur për moralin – që duket fjalë e huaj për politikën shqiptare – AP vëren se autorët e këtij “aksham-pazari” kanë shkelur sa marrëveshjet nder palët politike, aq edhe ligjet e këtij vendi, me eliminimin apriori te mundësisë për regjistrimin e koalicioneve para zgjedhore ne Komisionin Qendror Zgjedhor .” – shkruhet ne kete komunikate per shtyp firmosur nga Dojaka qe shton se AP ka qene nder te parat parti politike qe ka përshëndetur ne parim marrëveshjen Rama-Basha ne mbështetje te Sistemit Pluralist si garant i vetëm për Shqipërinë Europiane porse, me zhvillimet e mëtejshme, duket se AP është dhe mbetet e vendosur ti qëndrojë rrugës ligjore që ka nisur përmes padisë në Kolegjin Zgjedhor për pavlefshmërinë e listave shume emërore te kandidateve për deputet te partive politike te depozituara jashtë afatit ligjor ne KQZ.

Aleanca Popullore fton gjithë partitë e interesuara t’i bashkohen asaj ne kete aksion politik kunder kesaj afere te piste te dy partive te vjetra dhe nëpërmjet komunikate për shtyp i ben thirrje mbare opinionit te bashkohet kësaj beteje ligjore si forma e vetme për ti dale ne mbrojtje Shtetit ligjor dhe Kushtetutës se Republikës se Shqipërise.

“AP, po rreshtohet nder te parat parti politike kundër kësaj marrëveshje, sepse jemi te bindur se marrëveshja Bigmack s’është asgjë tjetër veç se një HOTDOG për te gjithë popullin Shqiptar.” – mbyllet komunikata.