Ja kush ministra do ikin

Ja kush ministra do ikin

398
0

Pas marrëveshjes me Bashën, kryeministri Edi Rama bëri “kurban” 6 ministra të kabinetit të tij qeveritar, plus edhe zv.kryeministrin Niko Peleshi.

Të shkarkuarit janë Fatmir Xhafaj, Niko Peleshi, Petrit Vasili, Arben Ahmetaj, Lindita Nikolla, Olta Xhaçka dhe Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë në babinetin qeveritar nga ministrat e PS-së kanë mbetur vetëm Milena Harito, Mirela Kumbaro, Eglantina Gjermeni, Milva Ekonomi, Ermonela Felaj dhe Ditmir Bushati.

Ministrat e shkarkuar do të zëvendësohen me ministra teknikë, të propozuar nga Partia Demokratike pasi Rama të ketë dhënë aprovimin e tij. Këto emra ende nuk janë zyrtarizuar.

Shperndaje