Antoneta Dhima, gruaja që sfidon realitetin dhe vështirësitë e kohës

Antoneta Dhima, gruaja që sfidon realitetin dhe vështirësitë e kohës

11118
0

Nga Eglantina Alliaj

Ka 25 vite pune dhe karriere të suksesshme në administratë, dhe pas kësaj tashmë është deputete në mandatin e dytë të saj. Të jesh grua dhe deputete njëkohësisht, për të është një detyrë, si gjithë detyrat e tjera që ka kryer në këto 25 vite, por e ngarkuar me një pergjëgjësi të madhe. Është aktive në parlament dhe komisionin Parlamentar të Ekonomisë, e pranishme në të gjitha aktivitet sociale, plot energji dhe përkushtim ndaj rolit që ka në politikë e shoqëri. Kjo është deputetja socialiste e qarkut të Fierit Antoneta Dhima. Në një rrëfim ekskluziv per portalin “vision.com.al”, zonja Dhima thotë se punën e saj e karakterizon përkushtimi, disiplina, angazhimi, përgjegjegjësia, vendosmëria për t’i shkuar deri në fund adresimit dhe zgjidhjes së problemeve, dhe këtë ajo ia dedikon  arsimimit tim në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Motoja e saj është :  përgatitu sa më mirë profesionalisht dhe fito eksperienca, e për më tepër, kurrë mos u dorëzo, sepse cdo gjë , ka zgjidhjen dhe medaljen e vetë te nderit, tek të cilat të cojnë puna e palodhur, vendosmëria, durimi dhe pasioni. Të jesh gjithmonë e fortë në karakter, njerëzore, dhe po aq e thjeshtë dhe komunikuese në të gjitha nivelet.” Deputetja Antoneta Dhima, është e kudogjendur, është e kudondodhur, saqë shpesh miqtë e saj habiten si, brenda pak kohe, Antoneta gjendet kudo.

 Zonja Dhima, ju jeni në mandatin e dytë si deputete në parlamentin shqiptar, përfaqësuese e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, në Patos. Sa e vështirë është të jesh deputete, dhe grua njëkohësisht?

Nuk është absolutisht e vështirë. Është një detyrë, si gjithë detyrat e tjera që kam kryer në këto 25 vite, por e ngarkuar me një pergjëgjësi të madhe, pasi përballë ke mijëra qytetarë që të kanë votuar dhe shpresojnë tek kontributi yt në zgjidhjen e një morie problemesh nga më të ndryshmet. Mjafton që të kesh angazhimin dhe përkushtimin e duhur dhe ky mision është i mundur. Përsa i përket pyetjes sesa e vështirë është të luash të dyja rolet: politikane dhe grua, do të thoja që: të qënit grua në vetvete nuk është gjë tjetër, veçse lidere e familjes. Pa mohuar faktin se pa mbështetjen e familjes, do ta kisha të pamundur të isha këtu ku jam sot. Roli i familjes është i padiskutueshëm dhe shumë i rëndësishëm për mua.

 

 

 Ju erdhët në parlament, pas një karriere të gjatë në administratë, ku keni mbajtur poste të rëndësishme. Në 2014, ju jeni përzgjedhur si administratore e suksesshme në Spitalin Rajonal të Fierit.

 

Fillimet e karrierës time nisin në 01 prill 1993, si financiere pranë institucioneve të ndryshme të Forcave të Armatosura të Ministrisë së Mbrojtjes, detyrë të cilën e vazhdova deri në 31 dhjetor 2004. Më pas, nga 17 janar 2005 deri më 20 nëntor 2013, vazhdova me detyra si: drejtuese e Drejtorisë së Financë Buxhetit dhe Drejtore e Drejtorisë së Përgjithshme Ekonomike pranë Bashkisë së Fierit. Në 20 nëntor 2013 emërohem drejtuese e Spitalit Rajonal të Fierit, ku kam qëndruar deri në 14 maj 2015, kohë kur m’u desh të shkëputesha nga kjo detyrë, për t’u angazhuar në një mision tjetër shumë të rëndësishëm, atë të deputetes së Qarkut të Fierit. Detyra si drejtuese e Spitalit Rajonal Fier do të  mbetet eksperienca më e bukur e jetës sime në 25 vite punë. Ishte një detyrë e re dhe për here të parë më duhej të isha një menaxhere e shkëlqyer për ta kthyer Spitalin e Fierit në  nje institucion në  shërbim të shëndetit publik dhe t’i ktheja dinjitetin human. Ato dy vite, kanë qenë dite e netë pune pa pushim, angazhimi dhe përkushtimi maksimal. Ishin ditë jo të zakonta për mua, por edhe për familjen time, që më dha forcë në këtë detyrë shumë të rëndësishme, sa të vështirë aq edhe të bukur. Shpeshherë, orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të mbrëmjes më kanë gjetur aty, duke vënë nën kontroll të gjitha shërbimet që ofron Spitali, duke kontaktuar me cdo punonjes të shërbimeve mbështetëse ,me cdo pacient, me cdo mjek e infermier. Shumë shpejt në atë institucion ndryshimet ishin të dukshme, që nga disiplina që duhet të jetë parësore në cdo institucion, cilësia e shërbimeve, deri tek imazhi. Falë kësaj pune dhe këtij përkushtimi, në 21 dhjetor 2014,  nominohem një nga pesë “ Administratoret më të mira të vitit në të gjithë sektorët publikë të vendit “ si “Administratorja më e Mirë e Vendit në Menaxhimin e Institucioneve Shëndetësore Publike” , referuar nga Ministria e Shëndetësisë,  në  aktivitetin e organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit Z.Edi Rama.

 

 Image may contain: 3 people, people smiling

Keni mbaruar studimet në Shkollën e Bashkuar, me titull Oficere, në degën plan financë. Sa ka ndikuar në punën tuaj ky arsimim?

 

Tiparet më të mira që karakterizojnë punën time: përkushtimin, disiplinën, angazhimin, përgjegjegjësinë, vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund adresimit dhe zgjidhjes së problemeve, ia dedikoj arsimimit tim në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”. Personalisht kam një moto: “Puno dhe përgatitu sa më mirë profesionalisht dhe fito eksperienca, e për më tepër, kurrë mos u dorëzo, sepse cdo gjë , ka zgjidhjen dhe medaljen e vetë te nderit, tek të cilat të cojnë puna e palodhur, vendosmëria, durimi dhe pasioni. Të jesh gjithmonë e fortë në karakter, njerëzore, dhe po aq e thjeshtë dhe komunikuese në të gjitha nivelet.”

 

 Image may contain: 1 person, indoor

Në dhjetor të 2017, ju keni marrë çmimin Albania Exellent. Cdo të thotë për ju ky vlerësim?

 

Ishte një vlerësim tjetër për mua, por këtë radhë me siglën “Është e kudogjendur, është e kudondodhur. Shpesh miqtë e saj habiten si, brenda pak kohe, Antoneta gjenden kudo”. Patjetër që ky vlerësim m’i shtoi përgjegjësitë , dhe pse jo më dha kënaqi. Në këtë event, isha pjesë e shumë intelektualëve të shquar, me kontribute brenda dhe jashtë vendit, në fusha nga më të ndryshmet.

 

 Zonja Dhima, ju kemi parë shumë aktive në çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e grave dhe barazinë gjinore. Sipas jush, cilat janë vështirësitë e grave sot në Shqipëri?

 

Është e vërtetë që jam aktive në çështjet e barazisë gjinore dhe të drejtave të tjera të grave. Jam e mendimit,  se gratë sot kanë nevojë për mbështetje sociale dhe ekonomike. Shumica e atyre që sot paraqesin problematika të tilla , vijnë nga familje pa zhvillim ekonomik dhe pa arsim.