Anita Haradinaj është moderatorja e njohur në RTK, e njohur po ashtu edhe si bashkëshortja e liderit të AAK-së Ramush Haradinajt.
Anita sot ka bërë një postim në Facebook në të cilin uron fillim të mbarë për Luanin në FSK, përcjell GazetaBlic.
E rëndësishmja këtu ishte se si Anita nuk rezervoi asnjë fjalë për të shprehur dashurinë për nënën e Luanit dhe respektin për të.
“Te jesh Nene eshte grada Dhe titulli me i larte dhe me domethenes! Luani u lind nen bresheri plumbash, Suzana e rriti nen petkun e dashuriese perkunder shume vuajtjeve e dhimbjeve ne shpirt! Cdo sukses i yti Luan eshte sukses i Suzanes!! Prandaj, Urime dhe ju prift e mbara!!”, jane fjalet e Anites.