Angela Tanuzi, përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Miss Grand International: Çelësi i suksesit...

Angela Tanuzi, përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në Miss Grand International: Çelësi i suksesit tim është këmbëngulja

235
0

Angela Tanuzi, ka përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në Miss Grand International, në spektaklin e bukurisë që u mbajt në Vietnam këtë vjeshtë, ku debutuan të gjitha shtetet pjesëmarrëse. Vajza nga Kruja  e cila triufmoi në Miss Grand Albania, ka mahnitur  me bukurinë e saj në këtë kompeticion ndërkombëtar të bukurisë.  Këmbëngulëse, e vendosur, dhe duke punuar fort për ta çuar deri në fund çdo sfidë, veçori që është edhe çelësi i suksesit të saj. Në një intervistë për “Vizion.com.al”, Angela Tanuzi na rrëfen të gjithë këtë eksperiencë, por edhe planet për të ardhmen, projektet dhe qëllimet e saj. Por gjatë bashkëbisedimit më të, njohëm dhe një anë tjetër të saj, atë të humanizmit. Për bukuroshen Angela, fokusi kryesor janë studimet, dhe më pas pasioni në fushën e bukurisë. Një vajzë bukuroshe, që ka zgjedhur të studiojë për drejtësi, pa lënë pas kontratat dhe projektet që kanë të bëjnë me bukurinë, spektaklet dhe televizionin.  Angela vodhi zemrat e teleshikuesve në spektaklin gjigant të bukurisë, e veshur me ngjyrat kuq e zi, , duke u përzgjedhur si 1 ndër 25 vajzat më të bukura në botë, nga 100 vende pjesëmarrëse në këtë kompeticion.

 

Vizion.com.al-Angela, ju jeni përzgjedhur si 1 ndër 25 vajzat më të bukura në botë, nga 100 vende pjesëmarrëse në Miss Grand International, të zhvilluar në Vietnam. Cilat ishin ndjesitë dhe emocionet tuaja në atë moment?

Angela Tanuzi Unë kur e nisa këtë rrugëtim isha e entuziasmuar për titullin që mbaja dhe si delegate e bukurisë shqiptare. Më mjaftonte prezenca ime në këtë kompeticion dhe ta nderoja sa më mirë vendin tim.  Normale që pretendimet e mia kisha por jo për këtë selektim. Aq më tepër kur është në mes dhe publiku i madh aziatik, dhe sponsorat e e ventit që janë një juri kritike më vete.  Top 25 imazhet më të bukura në botë për industrinë e bukurisë është shumë për mua, sepse në përllogaritjet e mia nuk e mendoja.  Kur u thërrit dhe emri im shtanga, dhe ishin vajzat që më shtynë drejt Jurisë për ta falënderuar. Isha pa fjalë dhe thjesht mbaj mend që kam qarë.

 

Vizion.com.al-Kujt ja dedikoni këtë fitore?

Angela Tanuzi-Fitoret e mia, jo vetëm e kësaj here në Miss Grand, por të gjitha pa përjashtim ia dedikoj familjes time dhe çdo personi që dha suport tek unë sikur dhe me një urim të bukur, komente dhe stori pafund si dhe besimin që kishin tek mua.

Ia dedikoj padyshim vetes time që kurrë nuk reshta së këmbënguluri në këtë fushë për të arritur atë që vërtet besoja që mund ta bëja. Dhe e bëra.

Vizion.com.al-Kush është Anxhela Tanuzi, për një publik më të gjerë që nuk ju njeh?

Angela Tanuzi-Angela Tanuzi është një vajzë me këmbë në tokë, shumë këmbëngulëse, që punon fort.

Që i ka vënë vetes shumë detyra për të bërë, dhe qëllime për të arritur.

Nuk më pëlqen të jem një vajzë që i merr gjërat e gatshme dhe kënaqet me pak.

Nga ana tjetër, jam person pozitiv dhe që më pëlqen të kaloj kohën e lirë me njerëzit e mi të zemrës.

 

Vizion.com.al-Cilat janë planet tuaja në të ardhmen? Do i kushtoheni botës së bukurisë, spektaklit?

Angela Tanuzi-Unë kam shumë plane, të cilat është shumë herët t’i zbuloj dhe pse do dëshiroja të ndaja diçka me ju, por preferoj dhe pak mos të flas për diçka që është ende në punë e sipër dhe disa janë plane të shtrira në një plan të dytë.

Fokusin kryesor e kam tek shkolla, dua ta mbyll sa më mirë.

Më pas vjen pasioni im i fushës së bukurisë.

Kam disa kontrata që më duhet të përkushtohem pasi janë projekte intensive. Pa harruar dhe modën që me menaxheren time po përzgjedhim disa agjensi mode jashtë Shqipërisë.

Vizion.com.al-Ju studioni për juridik, do shikojmë në të ardhmen një Anxhela juriste dhe plot sukses?

Angela Tanuzi-Po, unë studimet e mia të larta kam zgjedhur t’i ndjek për drejtësi, kjo pasi dhe nga natyra jam një person shumë i drejtë dhe nuk pranoj të bëj kompromise me të drejtën dhe të drejtat.

Jam strikte në këtë gjë dhe më pëlqen që në një të ardhme të afërt ta ndjek dhe jashtë studimeve si një profesion që tashmë e kam zgjedhur.

Dua të jap dhe unë kontributin tim në një shoqëri që shumë herë as të drejtat e saj si njeh. E nga kjo gjë lindin shumë konflikte të pa nevojshme dhe shkaktojnë një kaos shumë mbytës tek ne.

 

 

Vizion.com.al-Cili është çelësi i suksesit tuaj?

Angela Tanuzi-Siç e përmenda më lart unë jam një person që fokusin e kam të përqëndruar në ato detyra dhe synime që ia kam vënë vetes, pra jam shumë këmbëngulëse.

Jam sistematike dhe punoj shumë.

I marr gjërat me qetësi dhe vullnetin e mirë për t’i çuar në fund.

Pra, mund të them që çelësi i suksesit tim është këmbëngulia.

Vizion.com.al-Pjesëmarrja në këto kompeticione ishte për ju një eksperiencë e paharrueshme?

 

Angela Tanuzi-Pjesëmarrja në këtë rrugëtim ishte dhe do vazhdojë të mbetet si një ndër eksperiencat e mia më të veçanta.

Erdhi në një moment që fokusin nuk e kisha aty, mbase manifestimi im nuk e kishte lëshuar ende këtë dëshirë timen që në vogëli.

Unë jam përzgjedhur nga një juri, e cila punoi me disa vajza njëherësh, në prova dhe takime individuale për të zgjedhur një përfaqësuese të denjë. Sidomos pas 3 vitesh mungese në këtë kompeticion.

E di që jam lodhur shumë në prova, shooting, intervista me stafin jashtë, pasi unë nuk vija nga një konkurs publik, por le të themi me dyer të mbyllura.

Dhe ishin disa vajza të tjera që ishin po aq të njohura sa unë në publik si modele të njohura.

Pasi mu besua mua, emocionet ishim më të forta sepse kisha një përgjegjësi që s’më linte të fantazoja më shumë veçse të punoja fort.

Nuk ka qenë një garë e lehtë, dhe realisht shtetet dhe vajzat atje kishin një shtet pas që suportonte ato.

Ndaj u zgjata pak në këtë përgjigje që dhe ju ta kuptonit se si erdhi Angela.

 

Vizion.com.al-Si e kaloni kohën e lirë?

Angela Tanuzi-Kohën e lirë e ndaj me familjen, shoqërinë dhe miqtë e mi më të përzemërt. Në mes të kësaj kohe gjej pakëz kohë të kujdesem dhe ata njerëz që fatkeqësisht u mungon familja e tyre, disa herë e kam bërë këtë gjë.

Kam shkuar dhe vizituar, dhuruar e ndihmuar disa fëmijë që kanë nevojë për vëmendje.

Sa herë ndaj rroba, libra ose diçka që unë nuk e përdor më, e që është në gjendje të mirë, unë shkoj dhe i ndaj me ata. Sa herë mbledh gjëra unë iki dhe i vizitoj.

Më ka takuar vjet të shkoj 4 herë për një vit, 2 herë personalisht, 1 herë në një projekt timin, dhe herën e fundit kam shoqëruar disa miq për të dhuruar dhe ata diçka tek ata fëmijë.

Kjo gjë më përmbush dhe ndaj e bëj.

 

 

Vizion.com.al-Mund të ndani me lexuesin tonë rrugëtimin tuaj në këto kompeticione, vështirësitë, pengesat, por edhe të panjohurat në këto konkurse bukurie?

Angela Tanuzi-Do të doja shumë, por në fund ju shikoni fotot dhe videot e bukura. Dhe meqë kjo eksperience u mbyll kaq bukur, dua ta kujtoj vetëm me momentet më të bukura.

Ndonëse më lart e preka dhe pjesën e vështirësive, nuk ishin të lehta shumë gjëra, por ia dola.

Kur i kalonin të tjerat e ç’kishte të mos i kalonte një vajzë, një shqiptare. Aq më tepër zemër kam marre kur nisur dhe nga veshja ime nacionale isha shndërruar në një shqiponjë dhe ashtu thërritesha atje.

Madje vajzat kërkonin dhe tu mesoja disa fjale në shqip. Ua mësona.

Mes tyre dhe “ Hey Shqipe”

Ruaj ende kontakte me to, dhe madje i kam ftuar që në këto pushime verore të ndaj me to dhe Shqipërinë e bukur.

 

Vizion.com.al-Ku do ta shikojmë në të ardhmen bukuroshen Anxhela Tanuzi? 

 

Angela Tanuzi-Angelën në të ardhmen do e shikoni në çdo rrugëtim të suksesshem që sfidat do e çojnë.  Sepse unë çdo gjë që vjen në jetën time e marr si një sfidë, ndryshe nuk i përkushtohem e nuk e shijoj.

Sfidat i marr të mirëqëna dhe duke iu përkushtuar, punoj fort dhe në të tjera suksese premtoj që do më intervistoni. Qofshin këto të fushës së bukurisë ose profesionit tim.

Por nuk mund të lë jashtë vëmendjes time dhe projektet televizive.

 

Faleminderit për këto pyetje të bukura, intervistë të veçantë që më ktheu në ca copëza kujtimesh dhe që realisht e shijova.

Faleminderit!