Analizë/ Basha-Investim serioz politik kombëtar! Nga Albina Deda

Analizë/ Basha-Investim serioz politik kombëtar! Nga Albina Deda

637
0

Nuk mendoj se as kundershtaret me te çartur te Lulzim Bashes mund te mohojne se ky eshte nje personalitet shume serioz politik, i kultivuar dhe me principe moderne konservatore dhe nacionale. Po ashtu asnje demokrat apo opozitar tjeter nuk ka arsye te dyshoje se Basha perfaqeson nje shkolle e doktrine politike e cila do ta çmontoje doktrinen e mbrapshte sunduese per nje cerek shekulli ne kete vend. Atehere perse nuk u materializuan parimet Basha per tu perkthyer e konvertuar ne vote me 25 qershor?  Perveç ngutise pregatitore elektorale te diktuar nga ngjarje e kontekste qe nuk vareshin nga Basha dhe ne opozita, pervec vjedhjes, shantazhit e intimidimit elektoral ishe krimi i organizuar qe i shendrruar gati ne institucion e pushtet legjitim ne Shqiperi qe egersisht me supermanovra diktoi humbjen tone.

Shtohet pyetja perse ky angazhim kriminal?!

Pergjigjja dihej.

Lulzim Basha ne kater vite opozite jo vetem denoncoi nominalisht krimin por e skanoi ate me gjithe lakuriqesine e vet. Shikoni miq sesi cdo dite edhe ne institucionet e drejtesise po konfirmohen me prova lidhjet e shkurtera te Shullazerise kriminale me piramiden e pushtetit. Paralelisht me krimin e drogen dhe reaksionin e tyre elektoral u angazhua si asnjehere me para cash edhe oligarkia korruptive e tenderave e koncensioneve si dhe gjithe anturazhi nepotik i piramides politike te mazhorances. Sado qe Basha dhe opozita luftuan jo vetem por dhe haptazi  mazhoranca nuk e privoj dot elementin e njohur kriminal edhe te konkuronte. Shkodra, Dibra, Elbasani etj nuk lene dyshime per ekuivoke. A mund te bente Basha dhe opozita dicka me teper. Pergjigja ime eshte kategorike “Jo”. Basha udhehoqi nje revolucion te urte e te vendosur principesh, vlerash e kauzash demokratike dhe jo revolucione te dhunshme kriminale si ai i Zanit e Imamit! Ne keto kushte ky pushtet qe pritet te instalohet eshte me i peshtiri dhe me i veshtiri per te qenduar dhe qeverisur ndonese ka vota e numra te supermjaftueshme.

Arsyetimi im duket paradoksal por ju siguroj se eshte real.  Mazhoranca e dale nga 25 qershori kurre nuk do mund te mbaroje kete mandat kriminal. Pervecse do kete perballe opoziten ajo do perballet me vete popullin dhe te drejten e tij te Zotit per mbijetese. E vete shqiptaret kane tashme te formezuar nje lider shume serioz i cili perdite po deshmon se eshte lider i kauzave te medha. Ai ka indentifikuar veten me prova se shkon pertej partishmerise duke synuar ti beje nderin e domosdoshem Shqipersie. Me pak fjale Basha eshte jo nje investim strikt partiak por risi e investim i rendesishem nacional. Dhe te tilla investime nuk vijne shpesh ne teknologjine e nje vendi te vogel me demokraci te brishte sic ne jemi. Ne keto kushte nga te gjithe pritet reflektim kombetar dhe jo sulme meskine, pritet te suportohen vlerat dhe jo me ose padashje te rradhitemi ne ushtrine kriminale politiko-ekonomike e cila eshte jo vetem e identifikuar por dhe e rrethuar per tu shkaterruar. Ata interesaxhinj e kalem-analistaxhinj qe sulmojne Bashen e servilosen te suulltanati kriminalo-despotik le te marrin keshillen time modeste si demokrate e politikane: Mbajeni mire mend shprehjen e vjeter te popullit tone te mençur qe buron prej eksperiences se shekujve: “Zullumi keputet tek pjesa me e trashe”. Tashme kjo keputje ka filluar.