Kryeministri Edi Rama është i njohur tashmë për marrëdhënien e komplikuar me median. Pas marrëveshjes me PD-në, kryeministri e ka lënë mënjanë termin “mediat e kazanit”, ndërsa tani e ka me analistët, të cilët i cilëson si analistët e “tepsisë”. Me këtë term, Rama iu drejtua mbrëmë Ben Blushit në Parlament, ndërsa sot në një takim me fermerët e zonës së Manzës e përdori edhe për analistët. Këta të tepsisë që dalin nëpër televizione dhe ca quhen analistë, ca përplasin duart mbi tavolinë, flasin për ju, por mendjen e kanë tek tepsia për veten e tyre. Uleni zërin e TV dhe shihjuni fytyrat e nëse do ju mbushin mendjen se ndonjë fytyrë nga ata atje ka lidhje me ndonjë fshatar atëherë shkojini e votojini, por asnjë fytyrë aty s’ka lidhje me ju.” Rama qytetarëve të zonës së Manëz-s ju kujtojë një shprehje të një Presidenti amerikan i cili ka thënë “Kur vete 40 vjeç njeriu mban përgjegjësi për fytyrën që ka. “Njeriu kur shkon 40 vjeç, aty shihet fytyra e tij. Shih Fari Balliun, ja vetëm shihe. Le të thotë ca të dojë. A e vret mendjen, ndonjë sekondë për Shqipërinë ky? A ka lidhje me mua ky? Vetëm fytyra. U bë kjo punë, fol njëri, fol tjetri. Këta e shohin veten, si trileçe, kadaif, këta të kadaifit janë më të rrezikshëm. Sot jemi në kushtet që kemi bërë një reformë që se ka bërë kush”, tha Rama.