Alketa Vejsiu shfaq linjat në plazh… dhe disa detaje nga fotot (Foto)

Alketa Vejsiu shfaq linjat në plazh… dhe disa detaje nga fotot (Foto)

890
0

al_1472897488-8046190

Alketa Vejsiu, një nga moderatoret më të njohura shqiptare të spektakleve të rëndësishme në vend, është shfaqur fundjavën e kaluar në plazhet e Jugut së bashku me familjen dhe të afërm të saj.

Ajo që bie menjëherë në sy nga fotot është fakti se Alketa nuk është kujdesur si shumica e femrave, sidomos atyre të ekranit, që të nxijë lëkurën, gjë që i bën edhe veshjet të duken më bukur.

Mbase Alketa nuk e ka shumë qejf diellin, ose mund ta bëjë për të mbrojtur lëkurën nga plakja, siç bëjnë dhe shumë këngëtare dhe artiste edhe me famë botërore, të cilat kanë deklaruar që nuk ekspozohen në diell pasi kanë lëkurë shumë të bardhë dhe delikate. Por, pavarësisht diellit, Alketën nuk e ka penguar asgjë që të luajë në rërë dhe në ujë me fëmijët, të cilët si të gjithë bashkë­ moshatarët e saj.

Siç e dimë, Alketa ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Gjatë gjithë verës ajo nuk është parë në plazhet e Jugut, mbase për arsye se mund të ketë bërë pushime jashtë, por ama nuk e ka lënë Dhërmiun pa e përshëndetur këtë verë. Ajo që vëmë re nga fotot është edhe forma shumë e mirë fizike e Alketës, edhe pse ka lindur dy fëmijë.

Elegante, me këmbë të gjata, Alketa është jo vetëm një nga femrat më të zonja të ekraneve shqiptare, por edhe shumë e pashme. Për sa i përket karrierës së saj, Alketa Vejsiu prej vitesh bashkëpunon me regjisoren Vera Grabocka, me të cilën ka gjetur kombinimin perfekt profesional, por edhe miqësor. Janë disa formate me të cilat ato punojnë bashkë, ndërkohë që për një jave do të fillojë spektakli i vallëzimit “Dance with me”. Ne i urojmë suksese Alketës në jetën e saj personale dhe profesionale!