Aktorja e njohur turke uron muajin e Ramazanit në gjuhën shqipe

Aktorja e njohur turke uron muajin e Ramazanit në gjuhën shqipe

740
0

Aktorja Gaye Trugut, e njohur më shumë për publikun shqiptar me rolin e Baharit në serialin “Më fal”, është ndër aktoret më të preferuara për publikun turk, por edhe për atë ndërkombëtar ku janë shfaqur filmat e saj. Edhe për shqiptarët, Bahar është ndjekur shumë në serialin “Më fal” dhe këtë vëmendje të publikut shqiptar, ajo e ka shpërblyer me një urim enkas për muajin e Ramazanit. Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë, Bahar ka uruar besimtarët myslimanë në disa gjuhë të botës e në mesin e tyre edhe në gjuhën shqipe dhe kjo ka tërhequr vëmendje të madhe nga fansat e saj, sidomos ata shqiptarë. “Mirë se vjen o Ramazan” ka qenë shkrimi që ajo ka postuar në Instagram dhe pas tij, edhe ka falënderuar në gjuhën shqipe.