Aktori dhe Regjisori Taulant Skëndaj : -Nuk jam Toto Riina.Mesazhi i filmit...

Aktori dhe Regjisori Taulant Skëndaj : -Nuk jam Toto Riina.Mesazhi i filmit të tij “Haluç, Psikozat e Kokainës”,

195
0

Taulant Skëndaj u fut thellë në botën e kinematografisë dhe reklamës dhe studioi në  Institutin Evropian të Dizajnit (IED) në Milano, ku ka përmirësuar aftësitë e tij krijuese dhe regjisoriale. Në Milano, ai ka materializuar vizionet e tij duke punuar si Drejtor Kreativ dhe Regjisor për marka të njohura si Alfa Romeo Mito Jeep,Limoni Profumerie, Roubour, Spididol, dhe të tjera. Talenti i tij e ka çuar atë në bashkëpunim me Studio Clonwerk, pjesë
e Grupit Mediaset, ku ka kontribuar në krijimin e grafikës për shfaqjen e famshme “Crozza Show”, një program politik satirik i transmetuar në LA7, i njohur për paraqitjet humoristike  të  politikanëve Italianë. Pasioni i tij për artet pamore e ka shtyrë atë të kthehet në Shqipëri,ku ka shfrytëzuar aftësitë e tij duke bashkëpunuar me agjenci kreative të ndryshme në Tiranë, duke kontribuar në prodhimin e reklamave dhe filmave të shkurtër. Po ashtu, ai ka lënë gjurmë edhe në botën e televizionit, duke punuar me kanale të njohura si Top Channel dhe Klan, si Motion Graphic Designer dhe 3D Artist. Që kur ishte fëmijë, pasioni për
muzikën e ka shoqëruar atë, duke performuar në piano, kitarë dhe bateri. Ai gjithashtu është kompozitori i kolonave zanore të filmave të tij. Filmi i  tij i gjatë, “Haluç, Psikozat e Kokainës”, është në garë nëpër festivale të rëndësishme kinematografike në të gjithë botën dhe ka fituar cmim në Brisbane të Australisë dhe në Indonezi.Fimi i tij u shfaq në të gjitha kinematë në Kryeqytet për afro një muaj,dhe pritet të shfaqet sërish pasi një pëlqimi nga artdashësit e Kinemasë.Ai në filmin e tij kërkon të vëri në dukje sesi pushteti i krimit është kapur mat,ka ekzistuar gjithmonë në role të mëdha,duke u përpjekur të kamoflohet nën kostumin  dhe kollaren e pushtetit.Ai vë në dukje botën e krimit dhe mesazhi që jep në histori ku ka një domethënie,larg nga krimi dhe veset pët të emancipuar me tej një shoqëri të pastër dhe efikase për një domethënie ku jeta është më e shenjtë se çdo gje tjetër.

Vizion.al : – Si aktor dhe regjisor i filmit pra protagonist në filmin qē jeni realizuar,e ndjetē veten 
shumē si aktor apo regjisor?
Taulant Skëndaj : – Të dy profesionet i dua shumë saqë e kam vështirë ti ndaj. Ndonjëherë kur personazhi është aq i thellë në emocione, më josh më shumë sesa regjia. Personazhet e errët për mua janë magjepsës, dhe kam shumë qejf ti luaj, të humbas te ta. Pastaj regjia është kontrolli,pushteti që gjithmonë dua ta kem në skenarët që shkruaj.Vizion.al : –  Në idetē e skenareve qē Taulanti krijon,frymëzoheni nga ngjarjet nē Shqipēri,apo thjesht kērkoni ta zhdukni kriminalitetin nēpērmjet mesazheve tē filmave tuaj?
Taulant Skëndaj : -Frymëzimi është kudo, realiteti shqipëtar është frymëzimi kryesor. Shqipëria është një vend kaq i vogël çuditërisht ndodhin kaq shumë krime. Si ka mundësi pyes veten shpeshherë? Unë me filmat që dua të jap gjithmonë mesazhin sidomos atyre të rinjve që bota e krimit i josh, futen në këtë vorbull dhe e kanë të vështirë të dalin. Unë si artist dua të bëj më të mirën që shkalla e krimit të ulet.

Vizion.al : – Pse ēshtē fokusuar mē shumë Taulanti te zhanret  aksione,droga kriminaliteti ka një domethēnie?
Taulant Skëndaj : -Nuk është se jam fokusuar vetëm te ky zhanër, pasi jam në gjendje të shkruaj dhe zhanër të
tjerë. Por Haluç Psikozat e Kokainës ishte një film pasioni dhe doja me çdo kusht ta bëja, të tregoja dramën e realitetit shqiptar, pasi nuk mund të rrij duarkryq ku te rinjtë që janë energjia e vendit të vrasin veten me drogë dhe ti futen botës së errët të krimit.Vizion.al : –Ti ke studiuar nē kētē fushē fitove njē bursē nē Milano dhe studiove nē Itali,  pra aktorin e ka
apo tē fituar gjatē jetēs viteve? Si erdhi aktori te Taulanti ?
Taulant Skëndaj : – Shkolla në Milano ka qenë një ëndërr që vlonte në venat e mia, si gjatë shkollës dhe më pas, kisha gjithmonë etje për dije, dhe për mendimin tim, duhet të mbetesh një student i mirë sepse shkolla të tregon majën e ajsbergut, ndërsa pjesën tjetër duhet ta zbulosh vetë.Unë  them aktor lind, mamaja ime është aktore e lindur dhe geni shkon te geni, por duhet shumë punë dhe me punë arrin aty ku duhet të jesh, nivelin që tregu i punës e kërkon.
Vizion.al : –Mendon se janē lodhur njerēzit me ngjarje tē tilla ?mos duan pak romancē? mister ? dramē?
Taulant Skëndaj : – Kinemaja që unë dua të sjellë në Shqipëri ka shije hollivudiane dhe gjithmonë i përziej zhanërat me njëri tjetrin në mënyrë që spektatorin ta mbaj në majën e karriges dhe ti jap atij gjithë spektrin emocional të qenies njerëzore dhe nëse këtë e bën mirë, ke fituar zemrën e
publikut. Këtu e bëj të qaj, atje e bëj të qeshi, pastaj e fus në mister, etj.
Vizion.al : –Si u prit filmi Haluç – Psikozat e Kokainës, ishte e vēshtirē për Taulantin?Taulant Skëndaj : – U prit shumë mirë, aktorë të mëdhenj si Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Margarita Xhepa,
Ndriçim Xhepa, Kristaq Skrami etj e vlerësuan filmin si një film avangardë dhe modern, i mbushur plot dramë njerëzore dhe si i tillë të mbetet në mendje dhe nuk e harron dot, është shumë e vështirë të të shkëputet nga mendja, dhe kjo është dhe detyra ime si regjisor dhe skenarist, të tregoj një histori që mbetet në të pandërgjegjshmen tënde.

Vizion.al : -Si ēshtē tē bēsh njē film nē kēto kohēra?
Taulant Skëndaj : –Shumë e vështirë sidomos kur bën dhe producentin ku çdo gjë del nga xhepi jot, por adrenalina që të jep filmi të shtyn që ti të mos të mposhtesh dhe të vazhdosh, rrugëtimin, të ndjekësh ëndrrën, pasionin për të treguar histori njerëzore që mbeten, stampohen në film.

Vizion.al : – Kinemaja Italiane ka ndikuar tek ty si e tillē, pra ka gdhendur tek ty ikonat e kinemasē, qē
do me çdo kush tē ecēsh nē rrugēn e dikujt qē bēri epokē nē Kinema si regjisor apo aktor?
Taulant Skëndaj : –Duke qenë se që fëmijë jam rritur me filmat italianë, Vlora është shumë afër me Italinë, dhe sinjali i Rait dhe Mediasetit ishte gjithmonë i pranishëm ne shtëpinë time. I shikoja me endje filmat italiane, pasi ishin shumë të gjallë në historitë që tregoheshin, dhe janë pikërisht këta filma që zgjuan tek mua etjen dhe dëshirën për të studiar regjisorët e mëdhenj Italian, si Fellini, Antonioni, Pasollini, dhe gjatë shkollimit në Milano studioja
filmat e tyre. Një emocion shumë i bukur, kur e kujtoj.Vizion.al : – Si e barazpeshon Kinemanē Italiane, amerikane, angeleze apo franceze? A janē kinematē
qē prodhojnē mē shumē filma?
Taulant Skëndaj : –Të gjitha kinematë i dua shumë. Hollywood-I është industri e rëndë, por kinemaja europiane e sidomos ajo Francese dhe Angleze kanë tjetër shije në historitë që sjellin.
Francezët përshembull shkojnë shumë larg, guxojnë, dhe këtë gjë dua të sjell dhe unë në Shqipëri, guximin për të shkuar larg, në koncept dhe në ngjarje.
Vizion.al : –Projketet e tjera tē Landit?
Taulant Skëndaj : –Kam shkruar dy skenarë deri tani që janë gati për xhirim, Haluç-Hakmarrja e Big Boss-it i cili
është vazhdimi i filmit që sapo bëra dhe një histori dashurie, shumë e bukur, e mbushur plot pasion dhe mister të cilën mezi pres ta transformoj në film pasi e ndiej që me këtë film
do shkoj larg. Kam shumë shpresë.
Vizion.al : -Si u prit filmi Haluç pati kritika apo urime?
Taulant Skëndaj : –Të dyja bashkë, nuk ka film që të mos kritikohet, por e rëndësishme është që masa e priti
mirë, dhe u argëtua në maksimum.

Vizion.al : -Kinemaja Shqiptare drejt zhvillimit apo rēnies? Si ishte dikur dhe si ēshtē tani?

Taulant Skëndaj : –Unë jam i mendimit që duhet gjithmonë guxuar, sepse i guxuari i fituari thotë populli.
Guximi sjell risi, zhvillim, sjell ide të reja. Kinemaja Shqiptare duhet të guxojë më shumë.

Vizion.al : -Ku insipirohesh qē shkruan skenare krijon ide pēr njė film dhe a do ta shohim Landin nē mister dramē apo romancē?

Taulant Skëndaj : –Siç e thashë edhe më parë, me këtë skenarin Love Story, do shikoni një romance e sjellë
ndryshe plot mister, jo ajo tradicionalja që shohim zakonisht, shumë shumë ndryshe dhe me këtë film dua të thyej tabutë në Shqipëri.Vizion.al : –Aktori dhe regjisori jot qē do ti pērngjash mē shumē? i huaj apo Shqiptar kē do veçoje,
nga tē huajt dhe Shqiptar ? kēta qē i kemi ,por edhe ata qē na kanē lēnē gjurmēt e tyre nē
Kinematografinë  Shqiptare.
Taulant Skëndaj :- Dua të jem një përzierje regjisorësh si Scorsese, De Palma, Tarantino dhe tek këta të marr
pikat e tyre të forta. Psh, Tarantino perveçse është një regjisor i madh, është një skearist që e admiroj për mënyrën sesi e shkruan skenarin, dialogjet që ai shkruan janë thikë në zemër.
Si aktor jam te De Niro, Pacino, Marlon Brando, këta i kam të vështirë ti ndaj nga njëri-tjetri.
Te aktorët Shqiptar jam te Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Margarita Xhepa, Ndriçim Xhepa, Robert Ndrenika, këta janë heronjtë e mi Shqiptar.Vizion.al : –Njē mesazh pēr lexuesin dhe ndjekēsit e Vizion.al?
Taulant Skëndaj : –Të ndjekin sa më shumë art, sa më shumë kinema, të dëgjojnë muzikë të huaj, dhe shqiptare  të  bukur  sa më të kulluar, dhe jo tallavatë muzikore që po na zënë frymën çdo ditë dhe po i mësojnë brezat kaq keq në shijet muzikore. Dhe më e rëndësishmja sa më pak rrjete sociale. Falemnderit.

 

Gazetar : Alfred Meminaj

Shperndaje