
Tepelenë- Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident në aksin Tepelenë-Gjirokastër,në afërsi të fshatit Qesaratë, ku një furgon i Drejtorisë së Burgjeve të Tiranës, që transportonte tre të burgosur është përplasur nga një makinë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në këtë aksident ka ngelur i plagosur një polic (identiteti i të cilit nuk dihet ende), i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës. Mësohet se brenda furgonit kanë qenë edhe tre të burgosur, por asnjë prej tyre nuk është lënduar.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti, teksa nuk përjashtorhet mundësia që të ketë qenë një skenar për arratisjen e tre të burgosurve.