
Komediani dhe aktori i njohur amerikan Kevin Hart është përfshirë në një aksident të dielën në Los Angeles.
Sipas burimeve policore në Kaliforni, Hart ishte në makinën e tij në autostradën Mulholland në kohën e aksidentit.
Bashkëshortja e tij Eniko Parrish u tha gazetarëve të lajmeve në TMZ të hënën se komediani ishte i ndërgjegjshëm dhe “do të jetë mirë shumë shpejt”.
Aksidenti ka ndodhur pak pas mesnatës.
Ai ishte duke udhëtuar me 2 persona të tjerë kur drejtuesi i automjetit Plymouth Barracuda i vitit 1970, Jared Black ka humbur kontrollin duke shkaktuar edhe përplasjen.
Shoferi humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurat e rrugës, thuhet në raportin e policisë pas aksidentit. hoferi gjithashtu pësoi lëndime të mëdha në shpinë.