Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Kavajës.
Mësohet se janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka mbetur i plagosur një person.
Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë manovra për shmangien nga njëra prej mjeteve të një grope duke i ngushtuar rrugën mjetit tjetër.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbradhjen e plotë të aksidentit.