Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje vajzën 21-vjeçare. Policia jep detajet

Aksident i rëndë, makina përplas për vdekje vajzën 21-vjeçare. Policia jep detajet

372
0

Aksident me pasoje vdekje ne aksin Korçë – Pogradec.

 

Sipas te dhenave te para mesohet se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Poceste. Mesohet se nje makine ka perplasur per vdekje nje vajze vetem 21 vjecare, identifikuar si Silva Xhuti.

 

Maliq/Informacion paraprak

 

Në rrugën Korçë-Maliq, pranë fshatit Vloçisht, shtetasi grek P.B, 73 vjeç, banues në Greqi, duke drejtuar një mjet tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen S.Xh, rreth 21 vjeçe, banuese në Leminot, këmbësore në rrugë, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.

 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.