Aksident i rëndë, 3 makina bëhen copash

Aksident i rëndë, 3 makina bëhen copash

459
0

3 automjete janë përplasur me njëra-tjetrë2n pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Milot, tek Kryqëzimi i Shënkollit. Sipas njoftimit të policisë dyshohet se aksidenti ka ndodh për shaka të mos ruajtjes së distancës së mjeteve. Njoftimi i policisë: Më datë 21.12.2017, rreth orës 16:45, është marrë njoftim se në aksin rrugor Lezhë-Milot, tek Kryqëzimi i Shënkollit ka ndodhur një aksident. Makina me targa AA 550 GO me drejtues A.M., ku dyshohet se si pasojë e mos ruajtjes së distancës, është përplasur me mjetin me targa AA 770 RF me drejtues shtetasin D.N. Gjithashtu, mjeti me targa AA770RF me drejtues mjeti shtetasin D.N., si pasojë e përplasjes nga mjeti me targa AA550GO, është përplasur lehtë me mjetin me targa AA 558EY të drejtuar nga shtetasi A.G. Si pasojë e këtyre përplasjeve , është lënduar vetëm A.M.,i cili është dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën . Lëvizja në këtë aks rrugor është e lirë dhe po menaxhohet nga shërbimet e Policisë Rrugore. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.