Agresionin rus në Detin e Zi, NATO me masa shtesë

Agresionin rus në Detin e Zi, NATO me masa shtesë

372
0

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të diskutojnë këtë javë në Uashington, mbi të gjitha elementet e kërcënimit që paraqet Rusia si dhe do të shqyrtojnë një sërë masash për të forcuar praninë e aleancës ushtarake në Detin e Zi, deklaroi një zyrtar i lartë i SHBA-së. “Fokusi i bisedimeve do të jetë në mbrojtje dhe në masat parandaluese të aleancës në rajonin e Detit të Zi”, deklaroi ai, raporton Reuters. Zyrtari i lartë amerikan duke folur në kushte anonimiteti tha se aleati i NATO-s, Turqia mbetet një partner i rëndësishëm i Shteteve të Bashkuara, por theksoi se planet e Ankarasë për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore, paraqesin shqetësim. “Marrëdhëniet tona nuk përcaktohen nga vetëm kjo çështje por megjithatë ajo paraqet shqetësim të madh”, deklaroi zyrtari amerikan./