Adoleshentët europianë të joshur nga kanabisi

Adoleshentët europianë të joshur nga kanabisi

397
0

tymosja-797x445-550x307

Përdorimi i alkoolit dhe duhanit po ulet tek 15-16 vjeçaret në Europë, por përdorimi i kanabisit shënon rritje gjithnjë e më të lartë në Europë.

Përfundimet dali nga një studim që nuk përfshin Gjermaninë, Britaninë dhe ka të dhëna të pjesshme për Spanjën, por që tregon qartë trendet e adoleshenteve europiane.

Mesatarja europiane e përdorimit të kanabisit te 15-16 vjeçaret është 16%, kurse vetëm për Spanjën shifra shkon në 27%.

Vendin e parë në përdorimin e kanabisit në Evropë e zë Çekia me 37% .

Shifra e adoleshentëve çekë, që pranojnë të kenë përdorur kanabis të paktën një herë gjatë jetës, është më e lartë se ajo e moshatarëve amerikanë, e cila është 31%.

Sipas studimit, kanabisi gjendej shumë më lehtë në treg, se drogat e tjera si kokaina apo ecstasy. Nga ana tjetër studimi nuk gjeti ndonjë lidhje mes legjislacionit kundër drogës dhe përdorimit të saj në vende të ndryshme.

Nga viti 1995 deri në vitin 2015 është shënuar rritje si të provuarit e kanabisit për herë të pare, nga 11 në 17% edhe përdorimi i rregullt nga 4 në 7%.

Studimi evropian tregoi se trendi i rritjes se përdoruesve është vënë re në Bullgari, Greqi, Poloni dhe Rumani.

Sipas studimit për vitin 2015, përdoruesit e duhanit përbenin 21% të të intervistuarve, me Italinë në vend të pare ku numri është 37% . Ata që kishin konsumuar alkool në 30 ditët e fundit kanë rënë nga 56 në 47%./ TV KLAN