Abazoviç i uroi 17 shkurtin Kosovës, ‘shpërthejnë’ mediat serbe: Uroi pavarësinë e...

Abazoviç i uroi 17 shkurtin Kosovës, ‘shpërthejnë’ mediat serbe: Uroi pavarësinë e ‘rreme’ të Kosovës

530
0

Zëvendës kryeministri malazez Dritan Abazoviç i uroi të mërkurën Ditën e Pavarësisë Kosovës duke u shprehur se vlerëson miqësinë e dy vendeve dhe se pandemia pavarësishtë gjithë vështirëve që kishte shkaktuar i kishte afruar dhe më shumë dy vendet.

“Ju dërgoj urimet e mia më të sinqerta me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe fqinjësore midis dy vendeve tona, ne po shohim përpara për bashkëpunim që do të sjellë përfitime për qytetarët e Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.

Merrni shprehjet e respektit tim më të lartë dhe përshëndetjet e përzemërta“, uroi Abazoviç .

Por ky urim nuk u prit mirë nga serbët, ku menjëherë ironizonin urimin e Abazoviç duke shkruar se uroi Pavarësinë e ‘rreme’ të Kosovës apo se uroi Pavarësinë e njëanshme të Kosovës.

“Abazoviç përgëzoi pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë”, “Abazoviç uroi ‘pavarësinë’ e Republikës së rreme të Kosovës”, “Kjo është faleminderit për donacionet”, “Abazoviç uroi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, shkruajnë mediat serbe.