Mbi 40 fëmijë uruan në shqip Kosovën nga Londra

Mbi 40 fëmijë uruan në shqip Kosovën nga Londra

756
0

Nga Anila Kadija, Londër

 

Shoqata Ardhmëria, në Londër, festoi Ditën e Pavarësisë së Kosovës, të shtunën, me 13 shkurt 2021. Një event i përmasës, si në formë po ashtu edhe në organizim,me një sukses të përbashkët jo vetëm brenda Londrës por edhe përtej saj! Ishin të pranishëm profesionistë dhe mësues të gjuhës shqipe , nxënës dhe prindër të shkollës shqipe, përfaqësues të trupit dipllomatik nga të dyja ambasadat Kosovë – Shqipëri, miq të nderuar nga çdo cep i botës. Duke filluar nga Kosova, Shqipëria, Londra e deri Kanadaja, USA,  Suedia, Gjermania, Turqia, Austria, Italia, Belgjika , Mal i Zi, Greqia, Zvicra.

No description available.

Pas shfaqjes të himneve, të flamurit Kosovë dhe Shqipëri, kryetari i shoqatës Ardhmëria z.Lutfi Vata ftoi në përshëndetjen e tij dy përfaqësueset e trupit dipllomatik Kosovë- Shqipëri znj. Arrita Gjakova dhe znj. Mamica Toska.  Programi i ngjeshur, me larmi përformance që transmetoi tek të gjithë emocione dhe entuziazëm, vendosi në qendër të vemendjes jo vetëm fëmijët tanë të dashur dhe punën që bëhet me ta nëpërmjet përshëndetjeve të tyre në gjuhën shqipe por edhe personazhe me dëshmi personale të lidhura me jetën në Kosovë dhe me historinë e luftës dhe të herenjëve të UÇK-së .

No description available.

Ardhmëria edhe një herë, nëpërmjet punës së përbashkët që bëhet në këtë skuadër profesionistësh, dëshmoi lidhjen e fortë nëpërmjet këtij manifestimi edhe se virtual, të dy trojeve mëmë Kosovë – Shqipëri.

No description available.

Tregoi që ne mundemi dhe asgjë nuk na pengon të nderojmë Kosovën martire ,pavarësisht kufizimit fizik që situata e COVID imponon,  shqiptarët të gjithë së bashku!

No description available.

Një falenderim i veçantë 40 fëmijëve që uruan 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në shqip, me poezi dhe pjesë historike, mësueseve të tyre për punën e palodhur.