“A të mërzit ndonjëherë vëllau, po edhe të mërzit”, Majko ‘vjedh’ duartrokitjet...

“A të mërzit ndonjëherë vëllau, po edhe të mërzit”, Majko ‘vjedh’ duartrokitjet e të gjithëve: Në ’97-tën ishim gati të vriteshim me Berishën, por…

371
0

Ministri për Diasporën Pandeli Majko teksa ka qenë duke folur në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” që po zhvillohet në Prishtinë, nuk ka kaluar pa vëmendje, as përplasjet që ka pasur së fundi mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinajt.

 

Edhe pse nuk përmendi emra, Majko u shpreh se ka raste që edhe vëllezërit mërzisin njëri tjetrin, por që të gjithë shqiptarët duhettë kujtojnë momentet e vështira, nëpër të cilat kanë kaluar në vite.

 

Ky moment u shoqërua dhe me duartokitje nga të pranishmit, pasi së fundi gjakrat kanë qenë edhe më të ndezura pas padisë që Rama ka ngritur ndaj Haradinajt.

 

“A të mërzit ndonjëherë vëllau, po edhe të mërzit, për këtë është vëlla. Ne për këtë arsye duhet ta duam njëri tjetrin, për të kujtuar ato ditë të vështira, për këtë ne duhet të kujtojmë ku kemi qenë dhe ku do të shkojmë.

 

Nuk mund të lë pa thënë atë që përsëriti presidenti Meta, që në atë kohë të gjithë shqiptarët u bënë një, demokratë e socialistë, me Sali Berishën ne ishim gati të vriteshim në 1997-tën, por ama u mblodhëm dhe thamë një fjali, duhet të bëhemi bashkë.

 

Tani ne duhet të shikojmë pak më tutje, pak më larg, ashtu si të gjitha besimet na thonë, që duhet të kujtojmë dhe të dimë të falenderojmë.

 

E kam të vështirë që të udhëtoj në disa kryeqytete të rajonit, e kam tëvështirë që të mendoja lëvizjen e lirë, por duhet të ndryshojmë dhe këtë duhet ta bëjmë së bashku. Unë sot kam ardhur që të them që nga 1999 ne kemi nisur një udhëtim së bashku, dhe do të jemi gjithmonë bashkë”, u shpreh Majko.