A duhet të ruheni nga përhapja e Covid nëpërmjet USHQIMIT? Sipas Autoritetit...

A duhet të ruheni nga përhapja e Covid nëpërmjet USHQIMIT? Sipas Autoritetit Evropian për Sigurinë e Ushqimit Përgjigja është kjo

442
0

Në të gjithë botën nga kjo pandemi ka 350, 646 persona të infektuar dhe 15,317 viktima. Nëse ende po shqetësoheni neë ky virus transmetohet apo jo nëpërmjet ushqimit, nuk është e vërtetuar 100% por Autoriteti Evropian për Sigurine e ushqimit ësht përgjigjur kështu:

 

Njoftimi i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit:

Nuk ka asnjë provë që koronavirusi i ri mund të transmetohet nga ushqimi. Autoriteti Evropian për Sigurinë e Ushqimit (EFSA) përsërit këtë përmes fjalëve të drejtoreshës së saj shkencore Marta Hugas, i cili shprehet se “përvojat me shpërthime të mëparshme të epidemive që i atribuohen koronaviruseve, siç janë ato të SARS dhe MERS, tregojnë se transmetimi përmes konsumit të ushqimit nuk vërtetohet. Aktualisht nuk ka asnjë provë që Coronavirusi është i ndryshëm nga viruset e tjerë për sa i përket transmetimit përmes konsumit të ushqimit”.