Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, zoti Tom Doshi ishte në Pallatin e Kongreseve për të bërë homazhe në nder të Bashkim Finos, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në moshën 59-vjeçare. “Një ditë e trishtë sot për ne. Politika shqiptare humbi sot një zë të fortë e të rëndësishëm. Ne humbëm sot një mik, koleg, politikan të moderuar.
Do na mungoj të gjithëve!
U prehtë në paqe miku im Bashkim Fino!
Ngushëllime zemre familjes për këtë dhimbje të madhe!”-shkruan zoti Doshi në mesazhin e tij në rrjetet sociale.
Ndërkohë një kurorë me lule në emër të zotit Tom Doshi dhe Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë është vendosur nga dy kandidatët për deputetë që kryesojnë listën e Tiranës, Flora Manuka dhe Kleon Murataj.